Basha: Ambasadori i OSBE lëshoi kushtrimin, qeveria 2 miliardë euro për të blerë zgjedhjet

Basha: Ambasadori i OSBE lëshoi kushtrimin, qeveria 2 miliardë euro për të blerë zgjedhjet

12:19, 23/02/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në “çadrën e lirisë” ka përmendur deklaratën e ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchard të dhënë mbrëmjen e djeshme, i cili u shpreh se janë 2 miliadë euro, para të pista që qarkullojnë dhe me të cilat do të blihen zgjedhjet.

“Zgjedhjet të pista ne nuk do të pranojmë kurrë!!!!”, u shpreh Basha.

Fjalimi i Lulzim Bashës në “çadrën e lirisë”:

Vangjush Dakon e kanë emëruar bashkë me Edi Ramën për ti shërbyer interesave të tyre dhe Durrësi sot është një qytet ku papunësia është më e madhe, shëndetësia përtokë, ku njerëzit studiojnë në kushte të mjerueshme, ku ndihma ekonomike i jepet një numri të vogël qytetarësh, një qytet i shkatërruar me fatura uji, një qytet tipik i menaxhuar nga mafia.

Ndërkohë që miliona euro hidhen për fasada ndërkohë që mijëra familje, çifte të reja nuk marrin dot kredi për banesa.

Të gjitha këto janë derivat i zgjedhjeve ku Vangush Dako me bandat mori peng zgjedhjet

Është ora e zgjimit kombëtar, është vendim i pakthyeshëm kurrë më zgjedhje të kapura nga krimi vetëm zgjedhje të pastra dhe të ndershme që nisin me largimin e Edi Ramës. Anembanë vendit frika po vritet, qytetarët po bashkohen!

Kjo është lëvizje e madhe popullore, lëvizje e madhe kombëtare, lëvizje juaj të nderuar qytetarë të Shqipërisë dhe PD ka nderin të jetë në ballë të kësaj lëvizjeje dhe t’ju drejtojë deri në përmbysjen e republikës së korrupsionit dhe krijimit të një republike të re të qytetarëve shqiptarë.

Kjo nis me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për këtë nuk ka dhe s’do ketë asnjë negociatë: Ose qeveri teknike, ose populli do të qëndrojë këtu deri në largimin e qeverisë së krimit!

Parlamenti i Shqipërisë, i shqiptarëve është këtu. Parlamenti i pastruar nga kriminelët që iu shërben qytetarëvë është këtu. Atje është vetëm shtëpia e krimit. Atje ka vetëm deputetë kokulur. Ndaj le ta kenë të qartë të gjithë ata që akoma nuk e kanë dëgjuar zërin e popullit se tërheqje nuk do të ketë, nuk do të ketë asnjë hap prapa. Ditë për ditë ne do të avancojmë.

Grevistët e Zharrëzës janë nisur dhe ne do t’i mirëpresim këtu këta njerëz të nëpërkëmbur dhe të zhvatur rëndë nga papërgjegjshmëria e kësaj qeverie.

Mbrëmë ambasadori i OSBE, Bernd Borchard më në fund lëshoi kushtrimin për kauzën që kemi ngritur tash tre vite: Dymiliadë euro të pista për të blerë zgjedhjet e shqiptarëve!

Para të pista, qeveri e pistë, lojë e pistë, zgjedhje të pista ne nuk do të pranojmë kurrë!

Kush ka frikë nga drejtësia e pavarur? Kush ka frikë nga gjyqtarët dhe prokurorët e pakapur? Ata që kanë vjedhur e janë lidhur me bandat apo opozita që e ka lidhur fatin e saj me fatin e qytetarëve shqiptarë?!

PD-ja do ta votojë e do ta çojë përpara Reformën në Drejtësi, po vetëm sipas përcaktimeve europiane të Kushtetutës së Shqipërisë.

Bashkë me qytetarët shqiptarë ne do ta zgjidhim çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Qendresa sapo ka filluar, beteja jonë merr hov. Rrugë tjetër nuk ka! Rruga tjetër të çon tek banda dhe krimi. Durrësi është qyteti i parë që ka rënë peng i bandave edhe krimit dhe bashkë me Durrësin të ngrihemi bashkë të gjithë për t’i hapur rrugën, republikës së vërtetë!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco