Protesta pa ndalim, si e sheh Blushi: Në çadër nuk isha as në vitin 2010

Protesta pa ndalim, si e sheh Blushi: Në çadër nuk isha as në vitin 2010

11:20, 23/02/2017
A+ Aa A-

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se është kundër çadrës së Sali Berishës, ndërsa shprehet se do të protestonte kundër kësaj qeverie. Në fjalën e tij, Blushi u shpreh se nuk do të shkojë të protestojë në çadër sepse as në vitin 2010 nuk ishte i pranishëm në protestën e Ramës në çadër.

FJALA E PLOTE E BEN BLUSHIT:

Çfarë mendoj për protestën

Kam disa vjet që përpiqem të provoj se sa shumë i ngjajnë njëra tjetrës dy partitë e vjetra të Shqipërise dhe ato nuk bëjnë asgje për të më provuar të kundërtën, as mua as shumicës së shqiptarëve që i shohin.
Sot do t’ua them pse.
Kishim një situatë të ngjashme disa vjet më parë kur bulevardi i Tiranës u bllokua me javë, jemi ende aty sot.
Jemi kthyer në të shkuarën.
Tirana është serish e bllokuar, si para shtatë vitesh dhe konflikti politik mbi zgjedhjet, nga tavolina është shtrirë në bulevard.
Aftësia e Rilindjes dhe e Partisë Demokratike për të na kthyer pas në kohë është perfekte.
Madje është e vetmja gjëqë dinë të bëjnëpërsëmbari.
Ato të dyja e kanë kthyer në art nëvojën për të shkaktuar dëm.
Më vjen mirë sot që nuk kam qenë në asnjërën nga dy cadrat dhe nuk kam qenë asnjëherë çadrist.
Nuk isha nëçadrën e vitit 2010 dhe nuk jam në çadrën e vitit 2017. Koha më dha të drejtë.
Dua të shpjegoj sot për shqiptarët ku qëndron ngjashmëria mes dy çadrave.
Asaj të vitit 2010 dhe kësaj të vitit 2017.
Atëherë të pasurit pa pushtet protestonin kundër të pasurve në pushtet,sot të pasurit jashtë pushtetit protestojnë kundër të pasurve me pushtet.
Kjo është çështja.
Atëhere ishte në rrezik karriera e Edi Ramës,që kishte humbur zgjedhjet,sot është paniku i Lulzim Bashës nga humbja e zgjedhjeve që ka ngritur këtë çadër.
Atëhere ishte Sali Berisha në ballkon dhe Edi Rama nëçadër,sot është Edi Rama në ballkon dhe Sali Berisha nëçadër.
Atëhere ishte nevoja për të bindur Sali Berishën të nxjerrë nga kryemnistria Ilir Metën,sot ështënevoja për ta futur Ilir Metën nëçadër.
Duket nëmënyrë cinike dhe qesharake njëkohesisht sikur dy partitë e vjetra të Shqipërisë,që në fakt janë çalamane, futen në greve përnjë patericë.Asnjëra nuk vjen dot në pushtet me kembët e veta dhe kërkojnë patericën e ILir Metës.
Shikoni sa qesharake.Behet greve përnjë patericë.
Por paterica, si të gjitha patericat, kalon nga dora në dorë.Ajo ka aftesinë të përdoret edhe kur pronari vdes.
Edhe sot paterica e LSI është natën me protestën, ditën me qeverinë.Natën çon protestues nëçadër, ditën del kundër çadrës.
Paterica do vazhdojëtë zëvendesojë kembën e munguar të popullit. Ky është misoni i saj. Populli shqiptar nuk sjell në pushtet as Rilindjen as PD, por paterica e luan këtë rol, ajo ka vendosur të zëvendësojë popullin. Megjithatë, të kthehemi te protesta e cila ka edhe ngjashmëri të tjera.
Atëhere qeveria e Partisë Demokratike thoshte e opozita kishte hyrë në çadër që mos votonte tre ligjet dhe heqjen e vizave, sot qeveria e Rilindjes thotë se PD ka hyrë në çadër që mos votojë vetingun dhe të mbrojë drejtesinë e korruptuar.
Unë thosha atëhere se duhen votuar të tre ligjet dhe sot them se duhet votuar urgjentisht vetingu.
Atëhere komuniteti ndërkombëtar ishte kundër çadrës, sot është sërish kundër çadrës. Atëhere, pra në vitin 2010, nuk protestohej kundër varfërisë, kundër papunësisë,kundër injorancës,kundër krimit, por protestohej për të ardhur në pushtet.
Është e njëjta gjë sot. Më thoni çfarë ka ndryshuar,që të më bindi se e kam gabim. Ndryshimi i vetëm për të gjithë ata që kërkojnënjë ngushëllim është ky: Protesta e djeshme ishte a posterirori, pra pas zgjedhjeve,kurse protesta e sotme është a priori, pra para zgjedhjeve.
Kaq është e gjitha. E njëjta gjë që bëhet një herë pas dhe një herë para. Këndi i dëmit dhe vetë dëmi është po ai,është po aty.
Shumë njërez, përfshi dhe mua, do ishin sot në protestëpër protestuar për zgjedhjet, por çadra e Partisë Demokratike nuk kërkon zgjedhje të lira, por kërkon kthimin e Partisë Demokratike në pushtet.
Cadra e Sali Berishes eshte shume e vogel dhe shume e pasur per popullin e varfer te Shqiperise.
Unë jam kundër kthimit të Sali Berishës në pushtet, siç jam për rrëzimin e kësaj qeverie dhe jam gati të protestoj çdo ditëkundër saj dhe Sali Berishës bashkë,që sot është aleati më i madh i kësaj qeverie.
Pa Sali Berishën dhe cadrën e tij, kjo qeveri do kishte rënë të paktën dhjetë herënë këto katër vjet.

Çështja pra për shqiptarët nuk është si ti japin me shumë pushtet Partisë Demokratike, çështja është si të kufizojnë pushtetin e Rilindjes dhe të Partisë Demokratike njëkohësisht.
Kushdo që krahason Rumaninë me Shqipërinë duhet ta dijë se ka njëndryshim të madh.

Aty proteston populli kundër padrejtësisë, këtu proteston padrejtësia ne vend te popullit.

Prandaj them se sot Partia Demoratike po i bën sërish një dëm shqiptarëve.

Ajo u ka zënë atyre sheshin dhe duhet ta lirojë sa më shpejt.

Ajo ka zenë sheshin e grevistëve të Zharrëzës,ajo ka zënë sheshin e naftëtarëve,ajo ka zënë sheshin e punëtorëve të Armos, ajo ka zënë sheshin e studentëve të pashkolluar, ajo ka zënë sheshin e të papunëve dhe të rinjve që duan të emigrojnë nga papunësia, ajo ka zënë sheshin e 400 mijë të mjerëve që sot jetojnë me 400 lekë të vjetra në ditë.

Partia Demokratike ka zënë sheshin e duke i bërënë fakt një nder qeverisë, pasi ka bllokuar protestën e popullit.

Megjithatë, thënë të gjitha këto që rrëzojnënë thelb moralin e kësaj proteste, nuk them se çëeshtja e zgjedhjeve nuk ështënjë shqetësim për gjithë vendin.
Zgjedhjet janë realisht në rrezik.
Sot janënë rrezik dy herë. Të paktën dy herë.
Këtu problemi nuk është vetëm qeveria,por edhe opozita.
Shqipëria duhet të kishte një problem,në fakt ka dy.
Zgjedhjet janë të rrezikuara nga të dyja këto palë bashkarisht.
Pyetja që kam sot për të gjithe ju është kjo:
E zemë se vërtet Partia Demokratie të paktën një herënë jetën e vet e mban fjalën dhe bën atëqë thotë se do b wjë:
Pra nuk hyn në zgjedhje.
Çfarë ndodh?
Së pari, administrimi i zgjedhjeve është i korruptuar dhe kjo provon se sa i denatyruar është ky proces. Nëse një palë nuk merr pjesë, ai proces prishet. Nuk ndërtohen dot komisionet, nuk ka numërues, nuk ka lista nga bashkitëqë kontrollohen nga PD dhe sigurisht çka është edhe më keq, pjesëmarrja në zgjedhje kompromentohet rëndë.
Unë nuk besoj se PD do ta mbaje fjalën,pasi PD nuk ka asnjëinteresta prishë këtë sistem që e ka ndërtuar vetënë 25 vjet, por e zemëpër një çast se ndodh.
Kush do ishin pasojat:
Së pari zgjedhjet do prisheshin.PD nuk ka fuqi të vijënë pushtet pa patericën e Ilir Metës, por ka ende një fuqi që sistemi ia njeh:fuqinëpër të sabotuar zgjedhjet.PD ka vetem një fuqi:fuqinëpër të shkaktuar krizë. Këtë po bën.

Nëse kjo ndodh, po ju them pak a shumë pasojat:

Integrimi bllokohet. Investitorët e huaj largohen, sepse kush do investonte nënjë vend pa zgjedhje,tregjet do tremben,papunësia do rritej,krimi do forcohej,emigracioni do shtohej dhe nevoja e mëshumë shqiptarëvepër të ikur nga ky vend me bindjen se ai nuk bëhet do rritej.

Kjo është çështja dhe sot ju duhet të llogarisni pasojat.

Nganjëhere unë mendoj në fakt se e vetmja dhuratëqë PD do të mund t’i bënte Shqipërisëështë prishja e këtij sistemi të kalbur.

Partia Demokratike sot duhet të paguajë çmimin e ndëshkimit të vetvetes.

Ajo ka vetëm një rrugë: të vrasë veten me shpesë se plumbi do vrasë edhe kundërshtarin.

Dyshoj se ka fuqi dhe guxim ta bëjë, por unënë këtë rast do t’i uroja vetevrasje të mbarë.

Megjithatë, kjo nuk më ndalon të mendoj për pasojat.

Sot dua tju them shumë serizosisht se vendi ka hyrënënjë krize pa kthim e cila do vazhdojë të paktën për tre katër apo mëshumë vjet.Zgjedhjet për fat të keq nuk do jenë dhe s’kanëpër të qenënjë zgjidhje, edhe nëse mbahen, edhe nëse prishen.

Edhe pas zgjedhjeve, ato nuk do njihen.Akuzat se u vodhën do vazhdojnë dhe çadra do ngrihet prapë.Komuniteti ndërkombetar do bindet se këtu ka një klase politike, e cila nuk di të administrojë vendin e vet.Investimet ehuaja do largohen përnjë kohe të gjatë,ekonomia jonë do mpihet.Kurrupsioni do gjallërohet dhe drejtësia do bllokohet.Ky është skenari me paqësor, pasi dhuna është ende një krijesë laboratori, të cilën sistemi ynë e ushqen çdo ditë me varfëri dhe mjerimi dhe e ka gati përta zgjidhur nga zinxhirët.

Me duhet t’ju them sot se Republika jonë po shembet.

Po i afrohemi një republike të re e cila do jete e cliruar nga të paktën dy zinxhiret që e mbajnë sot rilindja dhe partia demokratike.

Shqiptarët janëshumë afër republikës se re, e cila parashikon zgjedhje të lira, ndëshkimpër politikanët ekorruptuar, ndëshkim për krimin dhe shfarosje të kanabisit si një armik kombëtar, konkurrencë të lirë dhe solidaritet me të varfrit.

Kjo do ishte republika e re e Shqipërisë, të cilës Partia Demoratike ka zenë sot sheshin.

Unë do doja sot t’ju bëja thirrje që të uleshim dhe të gjenim një zgjidhje për të zgjidhur krizën,por kjo do ishte një kërkesë hipokrite dhe e pavërtetë.

Bisedimet për t’i zgjatur jetën kësaj republike do ishin një tradhëti e panovjshme dhe përsëritur.

Republika duhet të bjerë, qoftë edhe me kontributin e asaj çadre që do zinte poshtë edhe vetë krijuesit e saj dhe rruge tjeter nuk.

Shqipëria ka vetem një rrugë: të ndërtojënjë opozitë të re,në mënyrëqë të kete një qeveri të re.

Rruga drejt një vendi normal dhe të lirë kalon nga një opozitë tjetër, e cila rrëzon si PD si Rilindje, si dy pjesë të sënjejtës monedhë:monedhës së korrupsionit.

Miqtë e mi, bëhuni gati për t’u rrezuar.

Sot jeni më të dobët se kurrë dhe mezi pres ditën kur të përfundoni të gjithënënjëçadër, bashkë me Partinë Demokratike.

Atë ditënjerëzit e zakonshëm të Shqipërisë do jenënë pushtet për t’ju gjykuar dhe kjo kohë po afron me kontributin tuaj të vyer dhe të pamohueshëm.

Shkaterrim te mbare!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tirana23/02/2017 14:18

Klyshi , klysh mbetet ; ndaç fute ne çader , ndaç lene ne bulevard ....

mario23/02/2017 13:16

Kam thene edhe tjeter here se mister Blushi ka bere dhe po ben lojen e ndyre te rames Ai tani po e nxjerr koken tamam Nuk ka me te rrezifshem se Blushi

Qytetar23/02/2017 13:09

Mo shoku Blushi skane asnje pike lidhje keto dy protesta

Shqiptari23/02/2017 11:53

Ik o Ben, se perseri nuk mesove qe te ecesh vete. Shan edhe majtas edhe djathtas sikur ke ardhur dje nga Hena. Nuk merren votat ashtu si mendon ti, jo. Ka nje ndryshim te madh Dje ne 2010 komunitetit qe ishte kunder cadrave te rilindjes nuk ishte i kapur nga Sorosi ndersa sot ne 2017 "komuniteti" qe flet ne emer BE kunder cadres se Lirise eshte financuar nga Sorosi per te mbrojtur dhe shpetuar sorosianet e Shqiperise, mision i pamundur sot. Prandaj o Ben, do te beje mire qe nese nuk ta mban bytha te futesh tek cadra e lirise, ngrije sa me pare cadren tende kunder qeverise!

Shaba23/02/2017 11:47

Kujt i plasi bytha se nuk ishe apo nuk je ti ne cadra???!!! Ti je nje dhjaks qe vetem ben ham-ham dhe gam-gam dhe nuk ke bythe per me teper. Ti ke qene kot dhe je kot!

Shto koment

Denonco