Malltezi: Po kapen kamionë me tonelata drogë, pra është inkriminuar shteti

Malltezi: Po kapen kamionë me tonelata drogë, pra është inkriminuar shteti

10:25, 23/02/2017
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit në PD ka folur sot nga çadra e protestës për mediat. Ai tha se me qeverinë dhe mazhorancën, “rrugët tonë  tashmë janë ndarë” dhe protesta po zhvillohet për dhe me qytetarët.

“Situata në vend është më keq sesa ajo e Eskobarit, - tha Malltezi ndër të tjera. – Çdo ditë kapen tonë me drogë.10 ton drogë u kapën së fundmi në Itali. Imagjinoi çfarë çmendurie. Po ajo që nuk kapet?!

Të gjithë drejtorët e policive ku ka doganë janë tepelenas dhe aty vetëm vjedhin. Kapet në Itali kamioni me 10 ton drogë. Por për këtë sasi duhen kapanone të mëdha që ta thash; qindra punëtorë që ta fusin në thasë dhe qindra hamej që ta fusin në kamion; duhet infrastrukurë portuale dhe garanci nga Tahiri që ta fusësh në port. Pra, është inkriminuar shteti.

Padyshim opozita dhe qytetarët janë të vendosur të protestojnë, sepse problemet e tyre nuk marrin përgjigje me këtë qeveri dhe këtë parlament. Banorët e Zharrëzit nuk marrin përgjigje prej tre javësh dhe po trajtohen si kafshë.

Kur qeveria aktuale mendon se ka numrat dhe me ato mendon se mund të bëjë ç’të dojë, atëherë le të rrijë me ata, prengat e doshët. Le të bëjë ç’të dojë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco