Sot dy parlamente: një e mbledh Basha, tjetrin e thërret Meta

Sot dy parlamente: një e mbledh Basha, tjetrin e thërret Meta

08:32, 23/02/2017
A+ Aa A-

Sot Kuvendi i Shqipërisë ndahet më dysh: Njeri kuvend do të mblidhet në sallën e seancave plenare dhe tjetri në tendën e protestës së opozitës.

Ilir Meta e ka njoftuar për seancën si zakonisht çdo të enjte sipas një rendi dite të përcaktuar, kurse Partia Demokratike dhe aleatët e saj parlamentarë nuk do të hyjnë.  Ka qënë kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili ka njoftuar se "parlamenti i ri shqiptar" do të nisë punë të enjten në tendën ku po zhvillohet protesta dhe se aty janë të ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, edhe ata të mazhorancës që t’i bashkohen qytetarëve, përveç atyre 19-ve me rekorde kriminale.

Të mërkurën në mbrëmje Basha tha: "Nesër në këtë tendë, do të nisë punimet Parlamenti i ri shqiptar. Nesër nga kjo tendë, nga kjo tendë ftoj çdo deputet jo të lidhur me krimin, pa rekodre kriminale, të vijë në këtë aulë të vërtetë të demokracisë, sepse ky është Parlamenti Shqiptar.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta bëjë seancën parlamentare këtu, me qytetarët. Deputetët e opozitës do të jenë të gjithë këtu. Këtu është vendi për çdo deputet tjetër të majtë që nuk është i lidhur me krimin që nuk i ka borxh këtij populli, i siguroj se qytetarët do t’i respektojnë nëse vendosin të jenë pjesë e këtij Parlamenti të vërtetë. Të vetmit që nuk janë të ftuar në këtë tendë e të mos u shkojë mendja t’i afrohen këtij parlamenti popullor, janë 19 deputetët me rekordet kriminale. Ata nuk kanë vend këtu dhe atje ku janë do t’i nxjerrim së shpejti.

Deputetët e tjerë nesër kanë një mundësi për të vendosur duke zgjedhur, a do të jenë këtu në Parlamentin e vërtetë, në demokracinë direkte në auolën tonë apo do të jenë në Parlamentin kukull, fasadë. Kush është me popullin të vijë te populli. Kush është me krimin të rri atje deri sa populli t’i nxjerrë”, tha Basha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetar23/02/2017 09:00

Do te mlidhen dy parlamente nji i krimit te dyshes rama-meta dhe nje i popullit opozitar i kryesuar nga Z Basha.

Shto koment

Denonco