Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Zëdhënësja e Berishës: Zharra flet me tezat e Serbisë

Zëdhënësja e Berishës: Zharra flet me tezat e Serbisë

18:57, 22/02/2017
A+ Aa A-

Nga Erla Mëhilli

Kur lexova dje akuzat tuaja, si klishe bajate ndaj Berishës, me ngjallët keqardhje për mungesën e nivelit profesional. Akuzën se Berisha, qeveria e të cilit ideoi, gjeti financimin, projektoi dhe tenderoi autostradën energjitike Tiranë - Prishtinë, paska dëmtuar Kosovën me vonesa dhe jo Vuçiçi me bllokimin prej një viti të punës së linjës së interkonjeksionit, e mendova si një lajthitje hiperemotive ose nevojë për vëmendje.

Po kaq anakronike gjej dhe etiketimet për njeriun që rrezoi komunizmin në Shqipëri. Por tek lexoj akuzat e sotme për lidhjet e Berishës me Al - Kaedën, si riciklim i hapur i tezave të Sllobodanit kundër Berishës dhe Shqipërisë, më ngjajnë më shumë si detyrime e borxhe ndaj atyre që qëndrojnë pas ose sipër jush.

Më lejoni t'ju them se Berisha është i vetmi udhëheqës shqiptar që ka vizituar dy herë Shtëpinë e Bardhë dhe ka pritur në Shqipëri një president amerikan në detyrë, vizitë gjatë së cilës u artikuluan publikisht futja e Shqipërisë në NATO dhe pavarësia e Kosovës. Por nëse nuk u mjaftojnë këto fakte si përgjigje ndaj propagandës së Beogradit mund t'ju them se përveç dokumenteve zyrtare të ShBA ka disa media kryesore amerikane si Herald Tribune, Wall Street Juornal etj, të atyre viteve dhe më vonë, që i kanë bërë jehonë në mënyrë të përsëritur, kontributit të rëndësishëm të Shqipërisë dhe personalisht të zotit Berisha në luftën dhe operacionet kundër terrorizmit islamik. Kontribut sipas tyre më i madh se sa i çdo vendi tjetër ish komunist në Europë.

Në lidhje me vizitën e ndaluar në Kosovë besoj se e keni dëgjuar fjalën vox populi - vox dei. Besoj se ata që mbushën sheshet kundër ndalimit, e më pas për ta pritur si kryeministër, flasin më qartë e më fort se mizat. Berisha jo vetëm erdhi, por solli rrugë për të bashkuar kombin në një korridor që disa nga miqtë tuaj bënë gjithçka që ta bllokonin kurse të tjerë e quanin rruga e asgjëkundit.

Besoj se e kuptoni që kjo pergjigje nuk është për ju, por për opinionin. Juve ju uroj të çliroheni nga keqpërdorimi dhe detyrimet e atyre që ju financojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

driton 25/02/2017 19:01

U bo klishe gjithsecili me e akuzu gjithsecilin për tradhëti e etiketime të tipit alkaida, isis et etj . Në rastin e gazetares në fjalë dihet se publikisht ajo kultivon urrejtje ndaj atyre që nuk mendojnë si ajo. Arbana është një rast pseudointelektual me tendenca psikopatologjike të etiketimit të njerëzve. Gjynah që Jungu e Frojdi nuk janë gjallë me e exploru trutin e saj të sëmurë.

Sadri23/02/2017 08:27

Kesaj gazetares i paska mbet ora mbas ose nuk i pastron syt ne menxhes moj qyqja e nates po si ke fetyr te flasish per nji njeri qe e bashkoi kombin shqiptar apo po te man ky i xhati Edi i Rames mir me lek

MERGIMTARI23/02/2017 02:49

O Erla po pse lodhesh me u kthu pergjigje serbofilve qe akoma mendojne se do te futen perseri nen sqetullat e serbise , gje qe kurr nuk do te ndodh. Sali Berisha SUPERSTARI i kombit shqiptar ashte i pavdekshem ne historine tone kombetare , sa me shume ta sulmojne serbofilet bolshevike aq me vigan bahet . Lirisht mund te thom se eshte lideri i shqipnis ethnike ..

Ensa22/02/2017 21:53

Te lumte Me pak fjal kuptojm shume Kto laviret ja me shkolle te Milloshit Duet te kuptojm diçka se kto lloj gazetaresh e duen me shum serbien se sa Shqiperin

arjani22/02/2017 19:36

Erla kujt ja thuaj ajo ja ka shitur shpirtin shejtanit ,ekeq perdorur njelloj si laviri i Prishtines apo gazetari qe ne vitin 91 nge Stokholmi villnin vrer kunder demokracis ne Shqiperi jane krijesat me bastarde qe ka tundur djepja shqiptare .Parat e droges ne Shqiperi kete produkt kane .Se kush eshte Sali Bersha per kosoven kete e dine kosovaret jo shkapardaret jo qyqet dhe kukuvjackat.

Shto koment

Denonco