Pas darkës me Metën, edhe Rama mbledh drejtuesit e PS

Pas darkës me Metën, edhe Rama mbledh drejtuesit e PS

17:33, 22/02/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim drejtues dhe sekretarë në të gjithë vendin.

Mësohet se në takim do të flitet lidhur me zhvillimet e protestës që aktualisht po mbahet para godinës së Kryeministrisë. Aty është ngritur një çadër, ku qërojnë protestuesit.

Një ditë më parë, kryeministri Rama darkoi edhe me kreun e LSI-së, Ilir Meta, në godinën e kryeministrisë.

Sot, Meta tha për mediat se në darkë u diskutua për Reformën në Drejtësi.

Ashtu si PS, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë mbrëmjen e sotme kryesinë e saj. Mbledhja mësohet se do të zhvillohet në orën 19:00 në ambientet e LSI-së.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco