Meta flet për darkën: Ja për çfarë bisedova me Edi Ramën

Meta flet për darkën: Ja për çfarë bisedova me Edi Ramën

17:29, 22/02/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka sqaruar se për çfarë bisedoi dje me Edi Ramën në darkën që u zhvillua në godinën e Kryeministrisë.

Duke folur për gazetarët nga Kryesia e Kuvendit, Meta u shpreh se në darkën me Edi Ramën biseduan për reformën në drejtësi.

Sipas kryeparlamentarit, darka e mbrëmshme ishte planifikuar më herët, ndërsa i hezitoi që të jepte përgjigje të drejtpëdrejtë nëse darka vendosi edhe fatin e koalicionit.

“Komunikimi është i vazhdueshëm, normal, bashkëpunues...Diskutuam për reformën në drejtësi. Mbledhja me Kryeministrin ka qenë e planifikuar më parë. Mendoj që të gjithë duhet të punojmë që 18 qershori t’i japë Shqipërisë notën më të mirë për zgjedhjet”, u shpreh kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Në lidhje me protestën e opozitës në bulevard, Meta ishte në një linjë me disa prej eurodeputetëve që thotë se opozita duhet të rikthehet në Parlament.

“Opozita duhet të kthehet në parlament. Për mua Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Të bëjmë të gjitha përpjekjet që të përmirësohet klima tani që jemi në një moment të rëndësishëm për reformën në drejtësi.  Negociatat nuk hapen pa u zbatuar vetingu dhe pa u realizuar standardet më të larta në 18 qershor. Kuvendi do të zhvillojë në mënyrën mën transparente të gjitha procedurat që i takojnë”, deklaroi Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gimi22/02/2017 20:57

ha ha ha na shkrive o mafioz ku e ke Balilin?

krasasi tp22/02/2017 19:36

E perjashtuat z.Meta opoziten nga ecurija e metejshme per finalizimin e reformes ne drejtesi, nje rol qe bashke pergjegjesija dhe dakordesija ishte ne themel te votimit konsensual nga gjithe parlamenti.Ky perjashtim ju bene edhe juve pergjegjes 50/50 me z.Rama.Arroganca mazhoritare tregoji ne fakt qellimin e kapjes se sistemit te drejtesise pikerisht nga koka, nga organet e Vetingut.Kjo ndermarrje mazhoritare eshte thelbesore dhe nje tregues qe dy gjysmat e qeverisjes gjejne llafin edhe kur kemi te bejme me probleme madhore dhe me zarar.Halli apo "qejfi" i perbashket ju ka detyruar ngelet per tu pare.Por sic thote nje shprehje e popullit:"Jo cdo gje e keqe vjen per keq".

Like floriri22/02/2017 18:05

Ja futi prape Likja Lulushit. Vazhdoni lepijani bythen Likes tani. Likja shkon aty ku ka interes o budallenj. E dogjet Pd-ne duke ju lepi Lsi-se

Shto koment

Denonco