Kokëdhima shpjegon: Ja çfarë biseduam me Agron Dukën, kokë më kokë

Kokëdhima shpjegon: Ja çfarë biseduam me Agron Dukën, kokë më kokë

14:34, 22/02/2017
A+ Aa A-

Themeluesi dhe drejtuesi i Lëvizjes “Zgjidhja” në PS, Koço Kokëdhima u takua sot në orën 12.00, me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka.

Takimi kokë më kokë në hotelin “Rogner” zgjati rreth 45 minuta. Duke iu përgjigjur interesimit të medias, Kokëdhima u shpreh se “Takimi me z.Agron Duka ishte një kafe miqësore, sepse ne jemi miq te hershëm.

Por ishte një mundësi për të shkëmbyer pikëpamjet tona për situatën politike”. Kokëdhima ka nisur prej nëntorit të shkuar bashkëbisedimet me bazën e PS-së për të prezantuar lëvizjen “Zgjidhja” e cila synon të reformojë dhe modernizojë PS-në si dhe të heqë partitë nga sundimi i kryetarëve.

Pjesëmarrësit në bashkëbisedimet e Kokëdhimës kanë mundësi që të firmosin nismën ligjore qytetare “Unë zgjedh deputetin që dua”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco