Vasili justifikohet pse tha se Operacioni i Monitorimit nuk mbështetet në ligj

Vasili justifikohet pse tha se Operacioni i Monitorimit nuk mbështetet në ligj

10:11, 22/02/2017
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili është justifikuar në media sot për letrën që i shkroi drejtuesve më të lartë të shtetit dhe qeverisë se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ishte i pambështetur në Kushtetë apo ligj. Ministri tha se shqetësimi nuk ishte i tij, por i institucionit dhe e kishte bërë për të qënë korrekt me ligjin e Vetingut.

Vasili tha:  "Unë kam shprehur një shqetësim, jo timin, por të institucionit lidhur me disa qëndrime që kanë të bëjnë me zbatimin e Kushtetutës sikur ajo është shkruar. Ministria e Drejtësisë nuk ka përse të presë përgjigje, pasi vendi për reflektim është në Kuvendin e Shqipërisë në tavolinën e forcave politike, që kanë miratuar bashkë Kushtetutën.

Kjo ishte një thirrje për të qenë korrekt me zbatimin dhe ligjin përkatës të Vettingut, pasi një qëndrim i tillë e bën më solid zbatimin e këtij ligji dhe heq mundësinë që të atakohet dhe i hap rrugën zbatimit pa kthim," shpjegoi ai.

Nga letra e Vasilit:  “Çdo parashikim tjetër sa i takon Bordit të Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përbërjes, rolit të tij të paqartë në këtë proçes, anëtarësisë së tij me pjesmarrës të përkohshëm si dhe përfshirja brenda tij të përfaqësuesve të Ambasadave respektive, nuk gjejnë mbështetje qoftë në Kushtetutë apo në ligj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco