Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Ambasadorja Kadare: Negociatat duhet të mbyllen me njohjen e Kosovës dhe pranimin në OKB

Ambasadorja Kadare: Negociatat duhet të mbyllen me njohjen e Kosovës dhe pranimin në OKB

09:42, 22/02/2017
A+ Aa A-

Ambasadorja Besiana Kadare ka folur dje, në emër të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Në një nga seancat më të rëndësishme të vitit me formatin e një Debati të Hapur për Rujatjen e Paqes dhe Sigurisë Ndërkombëtare, Ambasadorja Kadare ka prekur edhe çështjen e dialogut me Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE.

Ajo u shpreh se dialogu duhet për përshpejtohet dhe të çojë në normalizimin e mrrëdhënieve ms të dy vendeve. “Ai duget të përmbyllet me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kombet e Bashkuara”, tha ajo.

Diplomatja e njohur shqiptare vlerësoi integrimin europian si një ambicje që i bashkon njerëzit dhe popujt e rajonit duke nxitur paqen dhe bashkëpunimin.

Në këtë kuadër ajo bëri thirrje që Bashkimi Europian të angazhohet më shumë në Ballkan duke e bërë anëtarësimin një arritje të mundshme. BE ka një rol madhor dhe të pazëvendësueshëm në rajon, tha ajo ndaj duhet “të na udhëheqë drejt destinacionit përfundimtar dhe të natyrshëm”.

“Çdo vizion alternativ është po aq i rrezikshëm për sigurinë e rajonit tonë sa është edhe për BE-në”, tha Ambasadorja Kadare, duke shtuar sesi dështimi i integrimit mund të hapë plagët e konflikteve të vjetra, duke cënuar paqen dhe qendrueshmërinë jo vetëm në rajon por edhe më tej. “Me fjalë të tjera, Ballkani ka nevojë për Europën, po aq sa Europa ka nevojë për Ballkanin”, tha ajo.

    Ajo e pranoi se rajoni ka problem. Kohët e fundit nuk kanë munguar provokimet, retorika që ngre tensionet dhe që kërcënon “të na tërheqë mbrapsh në një kapitull të errët të historisë së Europës”.

    “Ne duhet të ndërtojmë ura dhe jo të ngremë mure”, tha ajo.
    “Shqipëria ka kontribuar gjithmonë në mënyrë aktive për të forcuar bashkëpunimin rajonal, bazuar në parimet e fqinjësisë së mirë dhe gjithëpërfshirjes”, tha Ambasadorja Kadare. “Kjo është ajo që kërkojmë të arrijmë nga i ashtuquajturi Proces i Berlinit, të bindur se ‘ndërlidhja’ është fjala kyçe”.

    Ajo bëri thirrje që edhe OKB të ndikojë në rajon që BE, NATO, OSBE e të gjitha organizatat të mund të farkëtojnë përgjigje kolektive ndaj rreziqeve të sigurisë dhe konflikteve të stërzgjatura.

    Në fund, Ambasadorja Besiana Kadare e mbylli duke cituar Nënë Terezën: “nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi haruar që i përkasim njëri-tjetrit”/Ruben Avxhiu, Illyria

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco