Berisha: Gazetarin e TCH që paguante zëdhënësin e Fyle, e ka punësuar Vlahutin në Tiranë

Berisha: Gazetarin e TCH që paguante zëdhënësin e Fyle, e ka punësuar Vlahutin në Tiranë

22:14, 21/02/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur në emisionin “Studio e Hapur”, është shprehur se deklaruar se Top Channel nëpërmjet gazetarit të saj në Brukesl, Ernest Bunguri, ka paguar zëdhënësen e ish-komisionerit për zgjerim, Stefan Fyle, për të folur kundër qeverisë së tij kur ai drejtonte vendin.

Gjatë emisionit “Studio e Hapur”, Berisha tha se Bunguri e paguante zëdhënësen në llogari të Top Channel, deri sa u zbulua nga eprorët.

Ish-kryeministri tha se i njëjti gazetar është punësuar tani në Zyrën e Delegacionit të BE-së në Tiranë, që drejtohet nga Romana Vlahutin. Ambasadoren e BE-së, Berisha e konsideroi një mbështetëse të madhe të qeverisë së Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco