Berisha: E turpshme, Lu e Vlahutin janë si dy guvernatorë që po qeverisin këtë vend

Berisha: E turpshme, Lu e Vlahutin janë si dy guvernatorë që po qeverisin këtë vend

21:39, 21/02/2017
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka quajtur të paaftë kreun aktual të qeverisë, Edi Rama, për të qeverisur vendin.

Në një intervistë për gazetarën Eni Vasili, Berisha u shpreh se në Shqipëri, Rama ka lënë të qeverisin dy guvernatorë, të cilët janë ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin.

“Edi Rama është bërë si legen. Lë dy guvernatorë të bëjnë si të duan në këtë vend. Dy ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së.Dy ambsadorët sillen si guvernatorë këtu. Nuk mund të sillen kurrë në këtë mënyrë”, u shpreh ish-kreu i qeverisë.

Me pas Berisha theksoi se SHBA dhe BE janë aleatë dhe partnerë të rëndësishëm strategjikë të Shqipërisë, por "këta dy ambasadorë Donald Lu dhe Romana Vlahutin janë në unision me interesat e Edi Ramës.

Administrata amerikane mbetet mike, por kam një rast kur shefat e një ambasadori amerikan  i foli ambasadorit të tyre në Tiranë që të mos kaloj cakun e tij diplomatik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

laduti22/02/2017 07:50

Urgjentisht duhet te largohen si mbeshtetes te nje partie qe per 50 vjet ketij populli I shkaktuan nje tragjedi te vertete.

Artani21/02/2017 23:08

Jam shume dakort qe keta duhet te largohen menjehere plus si nje e perdale me LU TUJ U PUTH NE LLOXHE nje shembull shume negative ne te gjitha drejtimet.

Shto koment

Denonco