Fiton Blushi, KQZ i hap rrugë LIBRA-s duke rrëzuar udhëzimin, që i ‘pengonte’ futjen në zgjedhje

Fiton Blushi, KQZ i hap rrugë LIBRA-s duke rrëzuar udhëzimin, që i ‘pengonte’ futjen në zgjedhje

15:21, 17/02/2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së ditës së sotme ka rrëzuar propozimin për regjistrimin e partive politike, nisur nga rasti i LIBRA-s me kryetar Ben Blushin. Të 7 anëtarët e KQZ-së votuan pro rrëzimit të propozimit, për ndryshimin e rregullave për regjistrimin e partitive politike për zgjedhjet e 18 qershorit.

Një udhëzim që nuk u mësua se si u inflirtua ditët e fundit dhe që ndryshonte rregullat për kandidimin e partive politike në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, krijoi një përplasje të fortë mes KQZ dhe partisë LIBRA.

Një ditë më parë me një gjuhë të ashpër në parlament, kreu i LIBRA-s, Ben Blushi akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po tenton të nxjerrë partinë e tij jashtë zgjedhjeve të 18 qershorit.

Sipas Blushit, pretendimi i këtij institucioni qëndron tek udhëzim sipas të cilit data referencë e regjistrimit nuk është dita e zgjedhjeve, por dita e dorëzimit të listave të deputetëve.

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment