Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Korrupsioni i Romana Vlahutin në Tiranë fut në sherr Brukselin, kryqëzohet Mogerihni

FOTO/ Korrupsioni i Romana Vlahutin në Tiranë fut në sherr Brukselin, kryqëzohet Mogerihni

15:41, 16/02/2017
A+ Aa A-

Pas publikimit në mediat e Tiranës së një kontrate ku delegacioni i Bashkimit Europian ka blerë një vilë 1.6 milion euro në një zonë rezidenciale, zyrtarët e Brukselit kanë nisur të shqetësohen, shkruan Panorama.

Inberborg Graessle, kryetare e Komisionit të Kontrollit të Buxhetit në Parlamentin Europian i ka kërkuar llogari shefes së Shërbimit të Jashtëm në BE, Frederica Mogherini.

Letra e eurodeputetes është nisur në 15 shkurt dhe përmban një listë me 11 pyetje të detajuara. Ajo që bie në sy është pyetja numër 9 mbi punësimin nga Vlahutin në delegacionin e BE-së për kushërinjtë e ministrave të qeverisë Rama.

Pyetjet e eurodeputetes për Mogerinin

EEAS (Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE) bleu një rezidence në zonën e Rolling Hills, në Tiranë. Jemi bërë me dije se çmimi i vilës prej 345 m2 ishte 1.65 ml euro që do të korrespondonin me vlerën 4780 euro për m2.

1. A mundet Komisioni ti konfirmojë këto shifra sa më lart?

2. Nëse po, cila ishte arsyeja për atë çmim për m2 meqenëse çmimi mesatar për pronë në të njëjtën kategori dhe në të njëjtën zonë, Rolling Hills, duket se varion 1000-2000 euro për m2?

3. Cila ishte arsyeja e blerjes së pronës së shtrenjtë në vend që të merrej ajo pronë ose një tjetër me qira?

4. A është nisur një procedure prokurimi publik? Sa oferta janë marrë?

5. A mund të na informoni mbi datën ekzakte të fillimit të negociatave për pronën e re dhe datën në të cilën është firmosur kontrata e blerjes?

6. Kush i drejtoi këto negociata?

7. A ka ndonjë hetim të OLAF në proces?

8. A mundet ju lutem të listoni numrin e stafit (lëvizjet në staf) nga koha e nisjes (jo zyrtare) të negociatave deri në firmosjen e kontratës së blerjes?

9. A është Zyra e Veprimit të Jashtëm në BE në dijeni mbi ndonjë të afërm të anëtarëve të qeverisë shqiptare që punojnë në delegacion?

10. Në publik, shohim akuza për korrupsion ndaj një zyrtari të lartë të delegacionit. A mundet të na konfirmoni ndonjë hetim?

11. A heton Zyra e Veprimit të Jashtëm të BE bashkë me Komisionin procedurat e rekrutimit?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi17/02/2017 15:18

Akuza kaq te renda e te drejperdrejta per korrupsion BE duhet te filloj hetimet per kto akuza ku dhe shtypi ka nxjerr fakte kjo ka kompromentuar ne thelb BE dhe reformen per drejtesi qe si partizane e flakt e saj

Arber16/02/2017 18:56

Lexoni pak edhe per Mogherinin. Deri ne 1996 ka qene anetare e partise komuniste, derisa kjo parti nderroi emer ne social demokrate. Shume nga burokratet anti demokrate te Brukselit, kane te kaluar komunsite. Qellimi eshte ta kthejne BE ne nje llloj Bashkimi Sovietik, te udhehequr nga teoria e "Sovranitetit te Kufizuar". Ne po mbarojme per tu bere pjese e BE por si thote ajo fjala e urte Angleze "be aware what are you wishing for my friend" (kije te qarte se cfare deshiron miku im).

anonimus16/02/2017 17:52

Eshte kjo sorrosjane qe do te beje vetingun e do veje drejtesine me çfare me korrupsionin ??????.

Kosta16/02/2017 17:29

MAFIA kap segmente te te gjitha pushteteve dhe diplomacive kudo ne bote dhe vecanerishte ne Europen.....e vecanta e MAFIAs eshte se ne Shqiperi ka kapur te gjitha pushtetet dhe kjo me voten idiote te shqipove......nuk habitem qe keto dy gra diplomate jane te korruptuara, ka edhe te tjera ne politike dhe diplomaci qe jane te korruptuara.....ketu tek ne jane te shumta femrat e korruptuara edhe per aresyen se jane shume konsumatore te luksit, mendo, vetem nje tualet i thjeshte u kushton qindra Euro,. medo se cafr tuaketi apo veshje duan te kene.....keshtu qe me rrogen, sado e madhe te jete nuk i krijon mundesite e kerkesave te tyre......kepuce 3-5000E apo canta 7-8oooEuro, makina luksi, pushime luksi etj etj.....

Durimi16/02/2017 17:24

Evropa na sjelle jo vetem meshkuj hajdute por edhe femra. Dhe ejani ta regullojme Shqiperine. Pika ne e pika Evropes.

mali16/02/2017 15:59

Po e bukura eshte qe kjo po shkon lart e posht me flamurin e veetingut , qe dashka te luftoj krimin e korrupsionin , e qe do zbuloj pasurite e fshehura te drejtesise !! Shkruan e lexuan letra e shkresa , perkthyen gabim e i erdhen verdalle fjalive , i shkurtuan ,i ngjiten e i spostuan fjalet , levizen presje e apostrofe , lidheza e peremra , qe te ndryshonin kuptimin e gjith reformes ! Kjo ishte ftyra e europes ne shqiperi , kjo ishte europa qe dashka te bej vetingun !!!

Shto koment

Denonco