Dako në krah të Tahirit i përgjigjet Lefter Kokës: Nuk merrem me llafe!

Dako në krah të Tahirit i përgjigjet Lefter Kokës: Nuk merrem me llafe!

13:06, 01/02/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i është përgjigjur sot akuzave të ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

“Unë nuk merrem me llafe dhe deklarata, merrem me punet dhe problemet e qytetit. Janë qytetarët që vlerësojnë punën dhe kontributin e gjithësecilit... Ne jemi në shërbim të qytetarëve dhe u shërbejmë dhe do t’u shërbejmë atyre për sa kohë kanë vendosur të na e besojne neve... pavarësisht deklaratave qytetarët dinë të bëjnë diferencën dhe në fund të fundit ata duan punë dhe shërbime nga neve, drejtuesve që na kanë besuar drejtimin e qytetit. Ne do ta vazhdojmë punën deri në momentin që qytetarët do të duan të jem unë në krye të bashkisë”, tha Dako.

Deklarata është bërë sot në Kënetë, ku kryebashkiaku po merr pjesë në çeljen e Zyrës së re të Gjendjes Civile në këtë zonë. Në këtë aktivitet, ai është shfaqur në krah të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste./portali durreslajm

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco