Çim Peka, analistëve të Tiranës: Po mbroni Ramën nga ‘ATA’, nga kosovarët? Mbrohuni ‘JU’ prej tij...

Çim Peka, analistëve të Tiranës: Po mbroni Ramën nga ‘ATA’, nga kosovarët? Mbrohuni ‘JU’ prej tij...

22:43, 15/10/2016
A+ Aa A-

Gazetari dhe analisti Çim Peka ka reaguar në lidhje me sulmet që analistët e Tiranës janë duke u bërë politikanëve dhe gazetarëve kosovarë të cilët i janë kundërvënë Edi Ramës, pas deklaratave të këtij të fundit në Beograd.

Ja çfarë shkruan gazetari Çim Peka:

Po mbroni Ramën nga "ATA", nga kosovaret? Me mirë mbrohuni "JU" prej tij...

Shikoni sa interesante!

Të gjithë analistët e Tiranës që më së shumti për arsye portofoli, (moralin ka një dekade e gjysmë që e kanë lënë peng te Rama i bashkisë) që flasin hapur kundër maskarallëkut të Edi Ramës si kryeministër, sot kishin vendosur ta merrnin në mbrojtje.

Dhe e dini pse?

Se disa zëra zyrtar dhe analitik në Kosove e kishin kritikuar "liderin" për mendjelehtësinë që po tregon duke e trajtuar Kosovën si një plaçkë të veten dhe jo si shtet i njohur tashmë ndërkombëtarisht, për të cilën i bën hera herës si cub kryeministrit serb Vuçiç.

Nga bezdisja që ju sjell emri "kosovar" analistëve të rritur në Shqipërinë e Enver Hoxhës, qenkan hedhur në sulm për të mbrojtur Edi Ramën nga kosovarët. Dhe gratis madje.

Prej kohësh nuk janë dakord me asgjë që bën Rama si kryeministër, por kosovarin nuk lejojnë t'ua kritikojnë. Këta kanë të drejtë ta kritikojnë Ed Ramën edhe për shkak të portofolit të tyre bosh, por Ai, kosovari nuk ka të drejtë...

Janë thjesht gazetarë të rritur me shijet e Enver Hoxhës ndaj Kosovës...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco