Kryeministri diskriminon kryebashkiakët e djathtë, Xhelal Mziu: Rama hakmarrës

Kryeministri diskriminon kryebashkiakët e djathtë, Xhelal Mziu: Rama hakmarrës

16:54, 24/01/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu ka kritikuar Kryeministrin Edi Rama për takimin që zhvilloi sot me të gjithë kryetarët e Bashkive. Në këtë takim, kryebashkiaku i Kamzës nuk ishte thirrur nga kreu i Qeverisë.

“Ky Kryeministër hakmarrës vijon të diskriminojë jo vetëm Bashkinë, kryebashkiakun e saj, por edhe qytetarët e Kamzës, duke harruar që Kamza është Bashkia e gjashtë në shkallë vendi. Programi i Rilindjes Urbane është një urë shumë e rëndësishme e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe bashkiv, është shprehur Kryeministri sot, por këtë frymë bashkëpunimi nuk e ka shtrirë te bashkitë e djathta, veçanërisht te Bashkia e Kamzës, të cilën për katër vjet rresht e ka diskriminuar, jo vetëm si institucion, por edhe qytetarët e saj”, thuhet në reagimin e Xhelal Mziut.

Bashkia e Kamzës akuzon Kryeministrin se për 4 vjet ka diskriminuar këtë bashki duke mos akorduar asnjë fond për projektet.

“Më absurde dhe më e dhimbshme bëhet kjo, kur mendon se në këtë qytet nuk jetojnë vetëm demokratë, por edhe qytetarë të bindjeve të majta apo bindjeve të tjera, të cilët e vuajnë diskriminimin e këtij Kryeministri hakmarrës. Ritheksojmë edhe një herë në 4 vjet kjo qeveri nuk ka akorduar asnjë fond apo financim për rreth 130 projekte të paraqitura qeverisë”, deklaron Bashkia Kamëz.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

goni24/01/2017 18:39

Po ky Rama, akoma nuk e di qe eshte kryeminister edhe per Kamzen dhe Ziun?.....e kuptoni o fshatar se ke keni votuar.....u dhjefsha kryeministrin qe i dhate votat por ju dhjefsha edhe votat tuaja o injorante....

Shto koment

Denonco