FOTO/ Miku i Erjon Veliajt që mashtroi një qytetar, shkarkohet si sekretar i Prefekturës Lezhë

FOTO/ Miku i Erjon Veliajt që mashtroi një qytetar, shkarkohet si sekretar i Prefekturës Lezhë

16:37, 24/01/2017
A+ Aa A-

Pezullohet nga detyra, sekretari i prefekturës së Lezhës, Altin Jaku, i cili u denoncua dje nga një qytetar në emisionin ‘stop’. Altin Baruti akuzoi publikisht Jakun se i ka vjedhur një llogari bankare prej 150 milionë lekësh të vjetra të depozituara në vitin 2013 në filialin e një banke të nivelit të dytë në Lezhe, në kohën kur ky i fundit ishte drejtor i saj.

Denoncuesi e kishte konstatuar zhdukjen e depozitës se tij vetëm dy vejte pasi ai tërhiqte përqindjet e parave pasi banka e lajmëron se ai nuk ka me para aty. Pas skandalit që ndodhi në filialin e bankës në qytetin e Lezhës, Baruti kontaktohet nga presidenti i bankës, shtetas grek, i cili kërkon një takim me të.

Dokumentet që disponon denoncuesi dhe organi i prokurorisë tregojnë se paratë e depozitës së tij kanë kaluar përmes 4 transfertave tek persona të ndryshëm të afërt me ish drejtorin Altin Jaku. Në filmimet qe transmetoi emisioni STOP të realizuara përmes një kamere të fshehte me një ish punonjës te bankës ai deklaroi se si rasti i Altin Barutit kishte dhe shumë raste të ngjashme në filialin ku ai punonte me parë. Altin Jaku ka mbajtur më parë edhe detyrën e prefektit te komanduar të Lezhës.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se Altin Jaku rezulton të jetë edhe një përfaqësuesit e lartë të Partisë Socialiste në Lezhë ndërsa ka foto të shumta në profilin e tij edhe me krërët socialistë të Lezhës si Arben Ndoka dhe foto pranë ministrave të ndryshëm të rilindjes. Bw

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco