Ish drejtori i bankës që vodhi 150 milionë lekë, mik i Erion Veliajt dhe Lindita Nikollës

Ish drejtori i bankës që vodhi 150 milionë lekë, mik i Erion Veliajt dhe Lindita Nikollës

16:15, 24/01/2017
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme në media u denoncua rasti i një emigranti në Greqi, Altin Baruti i cili denoncoi publikisht se iu vodhën 150 milionë lekë në bankën ku ai i kishte depozituar. Konkretisht bëhet fjalë për filialin e “Tirana Bank”, ku ish drejtori i saj Altin Jaku e mashtroi, emigrantin që t’i depozitonte paratë e plota për shkak të interesave të larta.

Pas kësaj depozite brenda një periudhe të shkurtër kohore, drejtori i asaj kohe Altin Jaku arriti të zhdukte të gjitha paratë e depozituara. Emigranti Altin Baruti e ka denoncuar këtë rast dhe çështja sapo ka kaluar në prokurori është ndërlikuar. Sot JOQ, zbulon detaje të tjera për hajdutin e 150 milionë lekëve, ish drejtorin e bankës Altin Jaku.

Altin Jaku i akuzuar për korrupsion e mashtrim nuk është më drejtor i asaj banke, por është i punësuar në Prefekturën e Lezhës si koordinator i saj. Madje jo vetëm kaq, ai është një nga simpatizantët e flaktë të Partisë Socialiste si edhe mik i ngushtë i Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Gjë që vërtetohet shumë lehtë nga fotografitë e darkave dhe daljeve në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pra me pak fjalë Altin Jaku që mashtroi dhe i mori 150 milionë lekë një emigranti me fëmijë të sëmurë, sot është shpërblyer nga partia e tij në një pozicion jo pak të rëndësishëm pikërisht në prefekturën e Lezhës./JOQ

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shqupi24/01/2017 18:16

    Jeni bere me keq se jashtqitjet zoti ju mbrofte

    Shto koment

    Denonco