Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Basha tjetër takim në PE, uron McAllister për postin e ri

Basha tjetër takim në PE, uron McAllister për postin e ri

15:13, 24/01/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili ndodhet në Bruksel, ka uruar zv. Presidentin e Partisë Popullore Europiane, David McAllister për postin e ri si Kryetari i ri i Komisionit te Puneve te Jashtme te Parlamentit Europian.

David McAllister është zgjedhur në vend të Elmar Brok, i cili ka drejtuar këtë komision prej vitesh dhe tashmë do të drejtojë drejtoje negociatat per Brexit.

“Përgëzime mikut tim David McAllister, zv.President i Partisë Popullore Europiane që sapo u votua si Kryetari i ri i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian. Elmar Brok kryetar i ketij komisioni prej vitesh tani do të drejtojë negociatat për Brexit. Mirënjohje të madhe këtij miku të Shqipërise i cili sot i dorëzoi stafetën një miku tjetër të veçantë. Urime David për këtë detyrë të rëndësishme!” është shprehur Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco