Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Henri Çili tregon pse e dashuron Ramën e ri: Po bën të kundërtën e atyre që premtoi kur mori votat, por nuk është mashtrues!

Henri Çili tregon pse e dashuron Ramën e ri: Po bën të kundërtën e atyre që premtoi kur mori votat, por nuk është mashtrues!

14:33, 24/01/2017
A+ Aa A-

Botuesi i medias “Mapo” Henri Çili, duket se edhe vetë e ka kuptuar që teoria e tij “e dredhjes 100%” për sa i përket qëndrimit ndaj kryeministrit të radhës, nuk po ngjit në opinion. Prandaj ai sërish ka shkruar për këtë temë, duke dhënë argumentet e tij “liberale”.

Pasi shpalos mendimin e tij për mënyrën sesi Basha po drejton Partinë Demokratike duke e këshilluar, që mirë është në opozitë sepse ka kohë, Çili shkruan tregon edhe arsyet se përse tani, ai është bërë një fans i kryeministrit Rama, për të cilin kërkon edhe një mandate të dytë. 

“Në krahun tjetër kemi një kryeministër, i cili me gjithë problemet shumë të mëdha që ka në qeverisjen e tij, në këta 3 vjet e gjysmë ka manifestuar një braktisje neto të ideve populiste të  fushatës së 2013–ës, të cilat i kemi debatuar dhe kritikuar  publikisht dhe kam dhënë një shpjegim subjektiv te libri “Kundër-Reformë” në shtator 2013.

Rama e ka braktisur esencialisht populizmin me të cilin erdhi në pushtet dhe kjo është gjë e mirë. Është nga ato inkoherenca idesh që nuk duhen ndëshkuar e nuk duhen paditur moralisht. Kjo nuk e bën atë mashtrues, por një lider racional. Sipas meje të braktisësh një ide të keqe, një ide arkaikë si socialdemokracia e vjetër, je gjithmonë në kohën e duhur.

Më mirë vonë sesa kurrë! Sigurisht që Rama, është kujdesur gjithmonë brenda filozofisë se vet politike dhe partisë që përfaqëson të zgjedhë versionin më të mirë të së majtës; Rrugën e Tretë dhe t’i japë fund socializmit klasik. Dhe mirë ka bërë kryeministri se socializmi është kudo në këtë vend…

Është në kokën e analistëve, mercenarëve, filozofëve të së vjetrës, të djemve të zemëruar të rrethit të parë të ish-bllokut, të komunistëve të vjetër e të rinj, që në një mënyrë a në një tjetër, fshehur pas kauzës së interesit publik, pa asnjë referencë personale apo pa moralitetin e duhur për ta mbrojtur këtë kauzë.

Sepse gjithë vitin flasin dhe paguhen në institucione private, media private apo janë aksionerë të tyre, marrin honorare dhe shpërblime, janë në borde në institucione privatë dhe gjithë kohës flasin për publiken dhe vetë e për fëmijët e tyre përdorin spitale e shkolla private dhe punojnë në institucione private dhe gjithë ditën proklamojnë në mënyrë të rreme publiken” shkruan Henri Çili në alibinë e tij të gjatë, botuar sot në gazetën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ana25/01/2017 13:50

Aaaa, i paska braktis idete neto populiste dhe ja dha idete dhe paret te gjitha Cilit dhe Sandrit...prandaj e dashuron ky..! Po harron se populli e votoi per ato ide dhe jo per idete e Cilit dhe Sandrit...Po, hajt, se e shofim!

ana25/01/2017 13:50

Aaaa, i paska braktis idete neto populiste dhe ja dha idete dhe paret te gjitha Cilit dhe Sandrit...prandaj e dashuron ky..! Po harron se populli e votoi per ato ide dhe jo per idete e Cilit dhe Sandrit...Po, hajt, se e shofim!

ana25/01/2017 09:22

Aaaa, i paska braktis idete neto populiste dhe ja dha idete dhe paret te gjitha Cilit dhe Sandrit...prandaj e dashuron ky..! Po harron se populli e votoi per ato ide dhe jo per idete e Cilit dhe Sandrit...Po, hajt, se e shofim!

nafizi25/01/2017 08:25

Cili,o plehre e pafytyre,kur te vendosesh te nxjerresh gjuhen nga thellesia e bythes Rames,shkruj se cfare shije kishte dhe ndoshta do te besoje ndokush.

Arben Presheva24/01/2017 15:52

Më vjen keç për Henrin.Ka pas fituar një farë personalitetë por!.Për një njeri të varfër të zakonshëm edhe i pranohet servilizmi,por për një njeri publik është edhe turp,por edhe ftkeqësi.

Krist24/01/2017 15:24

Cili,ne knej nga Tirona,themi:O fol e ma,o dhit,e ha.Ti po insiston te na bindesh ,se anon nga pjesa dyte.

Makut24/01/2017 14:43

Me mire te degjosh pordhe se kete fshatar ordiner pa dinjitet...

Shto koment

Denonco