Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Komisioni i Medias/ Mazhoranca mbron kreun e AMA: Jo hetim nga prokuroria dhe ILDKPKI

Komisioni i Medias/ Mazhoranca mbron kreun e AMA: Jo hetim nga prokuroria dhe ILDKPKI

12:53, 24/01/2017
A+ Aa A-

Mazhoranca në Komisionin e Medias rrëzoi sot me votë kërkesën e kryetarit të Komisionit Genc Pollo, për t’iu drejtuar me një kërkesë kreut të Prokurorisë së Përgjithshme dhe kreut të ILDKPI për hetimin e kreut të AMA, Gentian Sala.

Kërkesa u hodh për votim që në nisje të mbledhjes, ku pati dhe debate mes anëtarëve të Komisonit.

“I bëmë një kërkesë për fillimin e hetimeve, zotit Llalla dhe zotit Ganaj.

Komisioni i Medias pasi u njoh me raportimet e mediave mbi mospërputhjen me shtesat e pashpjeguara të deklarimit të pasurisë nga zoti Gentian Sala, kryetar i AMA, pasi kemi edhe njoftime mbi paligjshmëri e parregullsi në procesin e lëshimit të licencave televizive numerike që mund të çojnë në monopolizim të tregut me pasoja negative, sidomos për lirinë mediative ju kërkojmë ju si organe kompetente që të hetoni plotësisht çështjet e mësipërme të merrni të gjithë masat e nevojshme dhe mundësisht në përputhje me rregullat të na informoni ne për ecurinë e hetimit.

Opozita insistoi në miratimin e kërkesës, ndërsa mazhoranca refuzoi duke kërkuar që Komisioni ti përmbahet rendi të ditës”, deklaroi Genc Pollo pas këtij zhvillimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco