FOTO/ Pasaporta e Nue Kalajt presidenca-Bollinos: Edhe ti e more nënshtetësinë njësoj si ai. Pyeteni pak Ramën ...

FOTO/ Pasaporta e Nue Kalajt presidenca-Bollinos: Edhe ti e more nënshtetësinë njësoj si ai. Pyeteni pak Ramën ...

12:10, 24/01/2017
A+ Aa A-

Pasaporta shqiptare e Nue Kalajt është kthyer në një çështje në komisionin e CEZ, pas kërkesës që kishte bërë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri drejtuar presidencës që ky person të pajisjes me nënshtetësinë shqiptare.

Nisur nga këto dokumente, gazeta Shqiptarja.com në pronësi të italianit me pasaportë shqiptare Carlo Bollino, ka hedhur akuza në drejtim të institucionit të presidencës, duke thënë se ka qenë Presidenti Bujar Nishani që ia ka dhënë pasaportën Nue Kalajt.

Ditën e sotme SYRI.net në vijim të lajmit të përcjellë nga Shqiptarja.com për dhënien e shtetësisë për Nue Kalaj nga Presidenti Nishani, u interesua pranë Institucionit të Presidentit të Republikës nga ku mori dhe reagimin e mëposhtëm:

“Institucioni i Presidentit të Republikës reagon ndaj tentativës për spekulim të gazetës Shqiptarja.com të botuesit Carlo Bolino në lidhje me dhënien e nënshtetesise të shtetasit Nue Kalaj. Shtetesia z. Kalaj i është dhënë me kërkesë të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, me të njëjtën procedure që kjo shtetësi i është dhënë edhe z. Carlo Bollino.

Për këtë fakt gazeta Shqiptarja.com duhet ti drejtohet e të pyesë Kryeministrin Edi Rama se përse qeveria e tij ka kërkuar dhënien e nënshtetësisë z. Nue Kalaj?

Më poshtë dokumentet:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco