FOTO/ Kotzias: Qeveria shqiptare jo serioze, kujtonte se integrimi në BE ishte një shëtitje

FOTO/ Kotzias: Qeveria shqiptare jo serioze, kujtonte se integrimi në BE ishte një shëtitje

09:56, 24/01/2017
A+ Aa A-

Në një intervistë të gjatë në televizionin publik grek, ERT, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se Athina kërkon t’i zgjidhë gjithë problemet me Tiranën, mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe se Brukseli në raportin e fundit i ka përfshirë të gjitha problematikat mes dy vendeve.

I pyetur për qëndrimin që do të mbajë Greqia për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ai tha se pala greke nuk e sheh të nevojshme vendosjen e vetos për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, pasi sipas tij mjaftojnë kushtet e vëna nga Brukseli.

“Qeveria e Shqipërisë mendonte se integrimi në BE do të ishte një shëtitje, kujtonte se do të merrte pa asnjë shkëmbim edhe hapjen e negociatave të anëtarësimit. Por nuk mund të luajë me nacionalizmin, të thotë gjëra të ndryshme jo serioze.

Ne këtë theksuam. Jemi një vend që duam t’i zgjidhim problemet tona, por mbi bazën e të drejtës europiane dhe ndërkombëtare. Prandaj dhe në raportin e fundit për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, u përfshin gjithë kushtet dhe çështjet që kemi vënë ne në dukje. Nuk është e nevojshme të vendosim veto, sepse kushtet që u vunë duhet të përmbushen. Po të mos përmbushen, shqiptarët do të kenë problem me Komisionin Europian dhe Këshillin Europian””.

Kotzias është ndalur edhe në temën e Shqipërisë, që ka ri dalë në skenë, pasi shtatë rekrutë shqiptarë u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës. Kotzias ka kundërshtuar indirekt supozimin e gazetarëve se veprimi i rekrutëve është shprehje e “nacionalizmit shqiptar”, duke theksuar  se në rajon ka disa shtete që sipas tij po transformohen si shtete nacionale dy dekadat e fundit.

Sipas tij këto shtete kanë dhe një popullsi shumë të re dhe ndonjëherë kjo shprehet me një dinamizëm që mund të shpjerë te nacionalizmi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arben Staka24/01/2017 22:33

Imagjinonin popudhin Grek se si do ishte sikur mos te kishte genjyer European gjithmon dhe duke vjedhur part e Europeas, Dhe duke vjedhur dhe shkua ne Bankrapci. Nedrsa ne Shqiptaret me vuajtjet me te medhaj dhe fukaradhekun me te madh ne Europe ja kemi Arritur tja dalim Dhe kjo e tregon me se mire qe ato qe thot ky Klyshi Grek Tregon Vec Frigen e Qeveris Grek Qe Cdo Gje Qe Ata kan Esht e Vjedhur Nga Historija Jon Madheshtore Mira Vjecare e Jona Shqiptare , Ka Arrdhur Koha Qe Ata Nuk Munden Ta Bejn Me Dhe Vetem Kjo Esht Qe Ata Munden te Bejn Qe te Mundohem Qe Te Na Prishin Sa me Shum Pune. Por Ne Do Ja Dalim Si Gjithmon LAVDI SHQIPRIS DHE GJITH SHQIPTARET NE TE GJITH BOT.

Arben Staka24/01/2017 22:31

Llesh Lleshi24/01/2017 11:46

Do vije shume shpejt koha kur Greqia do i perulet Shqiptarise, dhe do ta respektoje ate jo nga dashuria po nga dashuria.

Shto koment

Denonco