KQZ hap sot `thesin`për paratë që do të marrin partitë, ja milionat që u jepen 12 forcave kryesore

KQZ hap sot `thesin`për paratë që do të marrin partitë, ja milionat që u jepen 12 forcave kryesore

09:34, 24/01/2017
A+ Aa A-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) mblidhet të martën për të shpërndarë fondin prej 290 milion lekësh që buxheti i shtetit ka vënë në dispozicion të partive politike për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Sipas ligjit “Për partitë politike”, 70% e fondit, e parashikuar si mbështetje financiare për partitë, shpërndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar; 20 % e fondit ndahet në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare, ndërsa 10 %, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 % të votave në shkallë vendi.

Shpërndarja e fondit prej 290 milion lekësh:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë 112.453.783 lekë

2. Partia Demokratike 87.274.533 lekë

3. Levizja Socialiste për Integrim 31.405.453 lekë

4. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 11.474.913 lekë

5. Partia Republikane Shqiptare 10.122.643 lekë

6. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 6.304.503 lekë

7. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë 6.304.503 lekë

8. Fryma e Re Demokratike 5.326.333 lekë

9. Partia Demokracia Sociale 4.833.333 lekë

10. Partia Socialdemokrate 4.833.333 lekë

11. Partia Demokristiane e Shqipërisë 4.833.333 lekë

12. Aleanca Kuq e Zi 4.833.333 lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco