Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rama shokon në ‘Dritare’/ Gramoz Pashko duhej zhvarrosej e dënuar, ishte një palaço....

Rama shokon në ‘Dritare’/ Gramoz Pashko duhej zhvarrosej e dënuar, ishte një palaço....

01:09, 24/01/2017
A+ Aa A-

Shenasi Rama i ftuar në Dritare me Rudinën në Vizion Plus u shpreh: “Rënia e Komunizmit ka qenë një mësim i madh që ne kërkojmë të mos përsëritet më, me këtë përmbysje tjetër që do të vijë shumë shpejt në Shqipëri.

Ne në vitin 1990 kemi kërkuar që të ruajmë atë që kishim, të ruanim burimet njerëzore, materiale. E kam thënë edhe në mediet e huaja në atë periudhë, në intervistat e mia kam thënë: Ne si komb këtë radhë kemi një shans që të mos përsëritim gabimet e vendeve që pamë në vitet 89-90.

Përgjegjësi në radhë të parë për atë që ndodhi, mban Ramiz Alia që ishte koka e shtetit, e pas tij të gjithë ata që ishin pjesë e kupolës, Byroja Politike, Komiteti Qendror, profesorati, intelektualët.

Përgjegjësi mbajnë edhe ata që e morën, të cilët kishin një problem të jashtëzakonshëm. Një palë ishin palaço si Gramoz Pashko, që dolën me teorinë e Çekut të Bardhë dhe njerëzit lanë punën.”

Ndërsa drejtuesja e emisionit i kujtoi se Pashko ka vdekur, Rama u përgjigj: “Ai ka vdekur, por vdekja nuk e ka bërë më të mirë, vetëm e ka hequr nga kjo botë. Për të vdekurit nuk flitet kur nuk bëjnë gjëra të këqija, por kur të vdekurit kanë bërë gjëra të llahtarshme, që e kanë çuar këtë vend në këtë gjendje shkatërrimtare. Ata të vdekur, ka popuj që i nxjerrin nga varret, por ne s’kemi pse shkojmë deri atje. Por përgjegjësitë historike dhe politike nuk shmangen me vdekje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Many24/01/2017 22:40

Ky Shenasiu ka koh qe leh lart e posht. Gjithmone leh Kundra atyre qe Jan Kundra sponsorit te karrieres dhe financuesit te tij te dashur Sorrës dhe politikes globaliste te elitaristeve globaliste te colubusit. Shenasi te iku shansi te konsolidonit komunizmin edhe ne amerike. Aha! Fitoi Trumpi, ske ci Ben!

Shaba24/01/2017 12:47

Lerini te vdekurit rehat atje ku jane! Vdekja i merr me vete te gjitha te keqiat! Po keni bythe merruni me keta qe jane sot, keta po grabisin dhe po shkaterrojne pasurine e popullit me keq se ne 1990. Z. Shenasi, nese vertet ke qene student protestues i ndershem, qe ke thyer friken e diktatures me te eger ne bote, dhe nuk ke qene spiun i Ramiz Alise, atehere si ka mundesi qe sot, ne demokraci, pajtohesh me gjendjen katastrofike aktuale dhe ke frike te protestosh dhe ta rrezosh kete diktature me te re?

Kosta24/01/2017 11:42

Shqiperise dhe shqiptareve, nuk u ka ardher e keqja nga intelektualet qe ne ate periudhe teper te veshtire, na jepnin pak zemer dhe kurajo......neve na ka ardhur dhe po na vjen me shume tani, e keqja nga spiunet e sigurimit, te kthyer ne demokrate, qe mbushen burgjet me njerez te pafajshem, nga hajdutet, nga kriminelat, nga trafikantet por me shume nga injoranca qe ka mbuluar kete milet qe i pret dhe percjell keta soiseza dhe me e keqja eshte se edhe i voton keto ndyresi te shoqerise shqiptare.....ky Shinasi Rama, jo vetem per spiunlleqet qe ka bere ne kohen e komunizmit por qofte edhe vetem per kete qe ka thene ne nje TV, duhet te pastrohet nga shoqeria sepse shqiptaria do te jete me e bukur pa kete monster.....

Skifteri 24/01/2017 10:51

!!!!!!!!!!!!!

Korab 24/01/2017 09:48

Në qoftë se ndonjëherë bie dakort me Sh. Rama, për këtë çështje bie 1000 herë dakort....

Gjergji24/01/2017 03:19

Te drejten ka thene. Brezi im i mban mend intervistat ku Pashko tregonte per çekun e bardhe dhe se si grate shqiptare do te rinin ne shtepi, nuk do te mundoheshin ne pune

Shto koment

Denonco