Blushi sulmon Bashën: Opozita e PD e pabesueshme. Edhe ajo përgjegjëse për votimin elektronik

Blushi sulmon Bashën: Opozita e PD e pabesueshme. Edhe ajo përgjegjëse për votimin elektronik

21:13, 23/01/2017
A+ Aa A-

Deputeti i partisë LIBRA, Ben Blushi e ka quajtur opozitën të pabesueshme opozitën e PD për faktin që nuk bëri votimin elektronik kur ishte në pushtet dhe kishte mundësi ta bënte. Në një intervistë për “5 Pyetjet nga Babaramo”, Blushi thotë se PD ka tradhtuar vet kauzën e saj.

"Ne po përpiqemi të ndërtojmë një opozitë të re. PD është një opozitë e pavullnetshme, ne jemi të vullnetshëm, pavarësisht se kemi vetëm dy numra në Kuvend. Ne mund të ishim në pushtet, siç erdhëm në 2013­ën, dolëm në mënyrë të vullnetshme për bindjet tona. Unë s'dua të komentoj hutimin e PD as faktin që tradhtojnë kauzat në mënyrë sistematike. PD tradhtoi i kauzën e zgjedhjeve të lira.

Kur t'i kërkon votim elektronik pse nuk e bërë kur ishe në pushtet vetë, para 3 vitesh. Por, edhe pse s'e kanë bërë kjo s'do të thotë të mos bëhet. Opozita e PD­së është totalisht e pabesueshme. Nuk ka fuqinë të kapet pas një kauze sepse është e pabesueshme. Qytetarët nuk i besojnë. Qeveria është problemi në Shqipëri, por edhe opozita është problemi. Nga muaji qershor deri në dhjetor, për 6 muaj, kur kom për reform zgjedhore dështoi, bilanci i tij ishte një mbledhje dhe asnjë amendamentet", u shpreh deputeti Ben Blushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Petrit 23/01/2017 22:01

Ne te vertete ai tha se jam djale shoferi e nip kovaçi Por kjo Nuk e mbulon ankthin qe ka ne te folur duke kercyer dege me dege me pergjigjet dhe pa dhene asnje shpjegim per pyetjet e drejtuara nga moderatori

Shto koment

Denonco