Bruksel/ Basha takohet me Presidentin e ri të Parlamentit Europian: Mbështetje për Shqipërinë

Bruksel/ Basha takohet me Presidentin e ri të Parlamentit Europian: Mbështetje për Shqipërinë

18:52, 23/01/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me Presidentin e ri të Parlamentit Europian Antonio Tajani, në Bruksel.

“Në Asamblenë Politike të EPP-së në Bruksel, mirëpritëm dhe përgëzuam Presidentin e ri të Parlamentit Europian Antonio Tajani, i cili u zgjodh me propozim të grupit të EPP-së në Parlamentit Europian.

Presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si Zëvendës President dhe Komisioner i Komisionit Europian. Ai më shprehu përkushtimin e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re”, shkruan Basha në një status në faqen zyrtare në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco