Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Koço Kokëdhima i kërkon Lulzim Bashës që të bashkohen për zgjedhjen e kandidatëve

Koço Kokëdhima i kërkon Lulzim Bashës që të bashkohen për zgjedhjen e kandidatëve

18:39, 23/01/2017
A+ Aa A-

Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka nisur brenda Partisë Socialiste lëvizjen “Zgjidhja”, duke kërkuar që kandidatët për deputetë të zgjidhen nga populli përmes sistemit primar siç aplikohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kokëdhima së fundmi ka komentuar edhe alternativën e Lulzim Bashës që populli të japë mendimin e vet për kandidatët e Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Në një status në Facebook, Kokëdhima i kërkon kreut të demokratëve që të bashkohen dhe të kërkojnë në Parlament që të aplikohet sistemi i zgjedhjeve primare, që kandidatët e një force politike të zgjidhen nga populli.

Statusi në Facebook i Koço Kokëdhimës:

Z. Basha, bëhu pjesë e "Zgjidhjes"!

PD këto ditë është duke predikuar se po u kthen të drejtën qytetarëve shqiptarë, që t'i caktojnë ata vetë kandidatët për deputetë. 
Z. Basha perifrazon sfidën e duhur, por gjen zgjidhjen e gabuar. 
Ai e fton elektoratin që të bëjë propozime me shkrim për kandidatët për deputetë, por në fund do të jetë "partia", që zgjedh. Kjo është qesharake. 
Ka vetëm një rrugë për t'i kthyer të drejtat popullit sovran. Atë e praktikon demokracia më e madhe në botë, SHBA-të, dhe kjo është rruga e zgjedhjeve primare. Populli duhet të zgjedhë me votë dhe jo thjesht të propozojë. Kjo është teza e lëvizjes "Zgjidhja" në PS. 
Z. Basha thotë: populli të propozojë, kryetarët do të zgjedhin! 

E ftoj kryetarin e partisë më të madhe të opozitës, z. Basha, që të bëhet pjesë e "Zgjidhjes" sime dhe të mbrojë në Parlament draftin që "Zgjidhja" propozon për plotësimin e ligjit mbi partitë politike, me detyrimin e mbajtjes së zgjedhjeve primare. 
Vetëm kjo jep garanci që kandidatët në zgjedhje të dalin nga populli. Çdo ligjërim tjetër është kohë e humbur. Midis fjalëve dhe veprave, zoti Basha ka zgjedhur që të bëjë vetëm fjale dhe t’u hedhë njerëzve hi syve. 
Është koha që t'ua imponojmë primaret kryetarëve që i kanë kthyer partitë në çifligje të tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Decani23/01/2017 21:24

Qfar Emri Koco Kokdhima lol koco kokdhima

Shto koment

Denonco