Haradinaj ne Francë, bashkëshortja Anita në inagurimin e Donald Trump dhe takime me zyrtare të Kongresit

Haradinaj ne Francë, bashkëshortja Anita në inagurimin e Donald Trump dhe takime me zyrtare të Kongresit

18:05, 23/01/2017
A+ Aa A-

Ramush Haradinaj ishte i ftuar të ishte i pranishëm në ceremoninë inaugurimit të Donald Trump, por arrestimi i tij nga autoritetet franceze e bëri të pamundur praninë e tij në këtë event. Por fakti që nuk dihej deri tani është se zonja Anita Haradinaj, nuk ka munguar në këtë event.

Përveç pranisë në inaugurimin e zonja Haradinaj ka shfrytëzuar qëndrimin e saj në Washington edhe për takime të nivelit të lartë me zyrtarë të Kongresit Amerikan ndërsa ka qenë e shoqëruar gjatë këtyre takimeve edhe nga Sekretari i Departamentit të të Drejtave të Njeriut në PD, Enri Çeno.

Në postimin e saj rreth qëndrimit të saj në Uashigton, zonja Haradinaj Shkruan: “Ne Washington shkova me ftesat qe kishim une dhe Ramushi, per ceremonine e Inaugurimit te presidentit. Takimi me kongresiste, bisedat me ta per Kosoven, per te berat dhe te paberat ne Kosove, bisedat per Ramushin, Ballo Inauguruese e Presidentit, kontaktet e para me njerez te fushave te ndryshme nga administrata e re, gjithcka ishte pervoje interesante. Megjithe ndryshimet ne program, mungese te verejtshme nga shume njerez te Ramushit dhe pergjigjeve te shume pyetjeve per ndalesen e Ramushit ne France, vizita ishte e bukur dhe eksperience ndryshe!!! Ëashingtoni ishte ndryshe!!! Tradita ne nderrimin e administrates tregonte ekzistencen e demokracise!! Feste e proteste, te dyja ngertheheshin kaq bukur sa lente shume per te deshiruar!!! Urime Demokraci!!!”.

Ndërkohë në po të njëjtat takime, zyrtari i PD-së Enri Çeno shkruan se “Lajmet që mund t’ju jap janë të mira. Miqtë amerikanë kanë njohuri befasuese për vendin tonë. Asgjë nuk është tronditur në thelbin e marrëdhënies së tyre me Shqipërinë, edhe pse qeveria jonë e rradhës ka bërë gjithçka për ta dëmtuar atë. Me drejtuesit më të lartë republikanë u ndalëm për të diskutuar në hollësi problemet e Shqipërisë: kapjen e shtetit, kapjen e mediave, kapjen e drejtësisë, kapjen e shoqërisë civile. Miqtë amerikanë na siguruan me forcë se nuk jemi të vetëm në zgjidhjen e problemeve tona”. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco