Votimi elektronik, Nard Ndoka: Mandati i OSBE ka dështuar, nuk garanton dot zgjedhjet

Votimi elektronik, Nard Ndoka: Mandati i OSBE ka dështuar, nuk garanton dot zgjedhjet

17:30, 23/01/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është shprehur kritik ndaj misionit të OSBE në Shqipëri. Në studion e lajmeve të Ora News, Ndoka tha se misioni i OSBE është i dështuar dhe se ky institucion nuk është garant i zgjedhjeve. Ai tha se OSBE më shumë ka krijuar kriza politike në Shqipëri për të zgjatuar mandatin.

Ndoka: Mandati i OSBE është kur ka krizë, pra kur kriza është në rritje mandate i saj zgjerohet  dhe prezenca e tyre e shton jetëgjasinë e vet. Në shumicën e rasteve për fatin e keq, ky mision, unë do ta quaja të dështuar madje unë do të thoja që ai prodhon kriza në politikën shqiptare. Ka pasur mjaft politikan që kanë thënë se është i panevojshëm një rol i tillë, ka politikanë që kanë frikë ta thonë një gjë të tillë, por ka ardhur momenti realisht që OSBE është një institucion që nuk është garant i këtyre zgjedhjeve, por është një institucion që përpiqet që i t’i lërë zgjedhjet shqiptare me probleme që afati i tyre të zgjatet dhe kjo do ta ketë një kufi, deri kur klasa politike të ndërgjegjësohet. Unë jam kritik prej  atyre deklarimeve të papërgjegjshme që kemi dëgjuar por ka pasur politikanë që e kanë kthyer në kauz.

Ndoka tha se Partia Demokristiane momentalisht është reshtuar krah një aksioni opozitar, por sipas tij do të ishte shumë e rëndësishme që të kishte edhe një koalicion të tretë përveç dy koalicioneve të mëdha.

Ndoka: Akoma nuk ka një koalicion të konfiguaruar, jemi akoma në një aksion opozitar për zgjedhjet, për votimin elektronik. Është një opozitë që po zgjerohet, është edomosdoshme përballë kësaj mazhorance të çoroditur të ketë një opozitë të organizuar dhe në këtë aspekt PDK e reshton veten në frontin opozitar duke shikuar mundësinë pastaj edhe të kualicioneve. Për ne do të ishte e rëndësishme që të kishte edhe një koalicion tjetër mes këtyre palëve për ta bërë më interesante dhe më të besueshme politikën shqiptare.

Ndoka akuzoi Ramën se është një lider pazaresh dhe jo një lider i standardeve. Ndërsa për opozitën ai tha se do të ishte e asgjesuar nëse futej në votim pa garancinë e votimit elektronik.

Ndoka: Ne jemi në momentin më delikat që politika shqiptare ka pasur në këto 25 vite. Ka pasur probleme të tilla edhe gjatë qeverisjes së PD pra nuk është partia që ka vendosur standardet më të larta, por PD është partia që ka ofruar konsensusin. Lideri i mazhorancës kur ishte në opozitë ka marrë dy herë konsensusin nga PD, pavarësisht se ai ka tentuar pazaresh. Pra Rama është një lider bazaresh j standardesh. Rama e ka ndryshuar kushtetutën për interesat e tij mes pazareve, ka ndryhsuar kodin elektoral për pazare etj. Nuk e kemi Ramën një lider të besueshmë që ka tentuar të vendosë standardet. Sot është i rrezikshëm sepse po keqpërdor pushtetin në mënyrë më të keqe të mundshme. Ka organizuar 3 herë zgjedhjet dhe i ka manipuluar ato edhe pse në nivel lokal ku e kishte mundësinë që të tregonte ndasinë e tij si kryeministër. Opozita sot është përballë këtij fakti. Do të jetë një opozitë e asgjesuar nëse futet në zgjedhje pa votimin elektronik. Mazhoranca duhet të ndërgjegjësohet sepse kjo është një domosdoshmëri, pasi ka humbur besimi tek kjo mazhorancë.

/Oranews.tv/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco