Rama kacafytet me komentuesit për shëndetësinë dhe ilaçet, nuk pranon asnjë kritikë

Rama kacafytet me komentuesit për shëndetësinë dhe ilaçet, nuk pranon asnjë kritikë

17:03, 23/01/2017
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm Rama doli live në faqen e tij në Facebook, duke folur për atë që ai me plot pompozitet e quan, “ Rilindje të shëndetësisë”. Në fjalimin e tij ai foli pikërisht për rimbursimin falas të barnave të rreth 600 mijë peronave që nuk janë me sigurime shëndetësore.  

Por menjëherë pas kësaj ka pasur mjaft komente dhe replika në profilin e kryeministrit, i cili duket se kënaqësinë më të madhe nuk e ka kur mban fjalime live por kur nis e kërleshet me qytetarët në facebookun e tij.

Shumica e tyre ankohen për gjendjen në spitale, për premtimet e pambajtura, për ilaçet e skaduara, e akuzojnë atë se po bën mashtrimin e radhës para zgjedhjeve, e deri te prania e madhe e tij në ekrane e në FB. 

Disa nga replikat e plota të Ramës me komentuesit:

Komentuesi: Ska kartona për kartat e shëndetit në Tiranë, shikoni dhe kushtet në spitale se i keni ibret tualetet e të sëmurëve, si në ushtri. lërini recetat elektronike, se si hyjnë në punë njeriu. 

Rama: Për cilin spital e ke fjalën ti Genti, se për recetën elektronike e kuptoj që nuk e kupton çfarë është? 

Komentuesi: Shëndetësia ka shumë për të bërë, për moshat e mëdha. Kanë përballuar gripin por duam garanci për medikamentet. Respekt 

Rama: Ilaçet që shiten në rrugë të rregullt përmes farmacive janë të garantuara, mos dëgjoni Shqupin që do vetëm zi e me zi! 

Komentuesja: Unë kam një jetë që ilaçe me ribursim nuk kam marrë, vetëm në Greqi është vendi më i dashur për mua. 

Rama: Nga 1 janari rimbursohen që të gjithë në vendin më të dashur për mua, që është Shqipëria zonja Qerime! 

Komentuesi: Dëshira jote është e madhe për të bërë, por realiteti nuk është ashtu. Pjesa më e madhe e preparateve të rimbursushme nuk tërhiqen, se specialistët keshillojnë preparate të firmave më prestigjoze. Kjo duhet korigjuar. 

Rama: Receta elektronike është një hap i madh përpara kundër korrupsionit në shëndetësi. 

Komentuesi: Shkoni re bu…….ma njerëzit po vdesin përditë nga ilaçet fallco dhe të skadume.  

Rama: Nuk vdes askush nga ilaçet në Shqipëri dhe nuk ka ilaçe fallco, po nuk dëgjove Shqupin! 

Komentuesi: Jeta shëndetësore në këto 27 vite është më e lumtura përsa i përket shëndetësisë. Po çfarë thonë, ne kemi vdekur po nuk tregojmë. Ne jemi për turp në shëndetësi. 

Rama: Ka qene ibret jalem dhe është shumë më mirë, se sa tre vjet e gjysëm më parë, po e lumtur jo, nuk është aspak! 

Komentuesi: Hajt se po të besojmë, se çfarë thuhet nuk bëhet dhe sidomos tek politikanët shqiptarë na kanë treguar se janë mashtrues,por ishaalla ju jeni nga ata që nuk keni rrejtur aq shumë, por të uroj suksese në punën tuaj. 

Komentuesi: Mashtrimi i radhës apo reklama meqë, për 6 muaj kemi zgjedhjet ??? 

Rama: Mos paç nevoje për ilaçe që ti marrësh FALAS, se mesa shoh vetëm atëherë mund ta kuptosh ti që s’ka lidhje këtu as mashtrimi as votimi. 

Komentuesi: Shaje Salën zotrote, po as fb s’hapim dotë se na del zotrote. 

Rama: FB është si rrugë, kalojnë të gjithe, po nuk ndalesh aty ku s’do kështu që mos ma vër mua fajin pse kaloj edhe unë rrugë Mevlan.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Redi.23/01/2017 17:18

Me siguri edhe kur te vdesesh,(ishalla sa me shpejte)do akuzosh shqupin per vdekjen tende.

Shto koment

Denonco