'Shëndetësia, dështimi i madh i Ramës, funksionon vetëm për klientët për tendera e koncesione'

'Shëndetësia, dështimi i madh i Ramës, funksionon vetëm për klientët për tendera e koncesione'

15:00, 23/01/2017
A+ Aa A-

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, deputetja demokrate Albana Vokshi ka folur sot për reformën e shëndetësisë së premtuar nga Kryeministri Edi Rama, që sipas Vokshit, "u premtua falas por u kushtoi shumë shtrenjtë shqiptarëve."

"Shëndetësia është dështim spektakolar i Edi Ramës, - deklaroi Vokshi më tej. - Por edhe pse i paaftë për punë të shëndetësisë, Edi Rama shkëlqen për fasada, gënjeshtra dhe manipulim të opinionit.

Reforma e Ramës në shëndetësi sollën korrupsionin galopant në Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme me receta dhe fatura fictive – dhe sot s’ka asnjë të denuar.

Reformat e Ramës në shëndetësi u hapën derën ilaçeve fallso, të pacertifikuara, të pasigurta, pa standarte. Një nga vendimet e para, klienteliste të Ramës, ishte heqja e detyrimit të certifikimit të ilaçeve nga BE-ja, duke i hapur rrugë klientëve të vet të fusin në treg ilace pa kontroll e pa standarte. Të gjithë e dinë historinë e ilaceve të kancerit që nuk kanë lidhje me kancerin, apo të vaksinave kineze, apo të antibiotikëve që nuk japin efekt. Ndaj edhe dy nga kompanitë kryesore të prodhimit të ilaçeve në botë, Glaxo dhe Actavis, mbyllën zyrat e tyre në Shqipëri duke akuzuar qeverinë për politika klienteliste.

Arritja tjetër e reformës Rama në shëndetësi është mungesa në masë e ilaçeve dhe produkteve mjekësore në spitalet e vendit dhe në treg. Thotë që kemi ulur cmimin e ilaceve me 30%, kjo jo vetëm që është gënjeshtër, por sot ilace nuk ka në treg apo spitale. Të sëmurët duhet të blejnë vetë edhe garzat dhe shiringat në farmaci. Herceptina, ilaç jetik për të sëmurët me tumor, mungoi prej javësh në Shqipëri. U desh të reagonte PD që të vinte herceptina, por edhe atëherë jo për të gjithë pacientët të cilët rrezikojnë cdo ditë jetën e tyre.

Vuajtje, hidhërime, borxhe pa fund solli Rama për të sëmurët dhe familjarët e tyre, një pjesë e mirë të detyruar të marrin edhe kredi në banka për të shpëtuar jetën e njerëzve të dashur.

Aq tragjike po bëhet mungesa e ilaceve, sa në dhejtor 2016 Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini akuzoi zyrtarisht QSUT-në që ka diskriminur fëmijët me leuçemi, duke mos u siguruar ilacet e nevojshme për kurim. Denoncim i bërë para disa muajsh nga PD dhe shoqëria civile.

Gënjeshtra më e madhe e Edi Ramës është shëndetësia falas. Këto katër vjet shpenzimet e shqiptarëve për shëndetësi u rritën. E tregon rritja e perqindjes së kontributeve në buxhet nga 18% (2013) në 25% në 2017. Sot shëndetësia “falas” është bërë shumë më e shtrenjë. E thotë edhe Banka Botërore në raportin e dhjetorit 2016: mbi 50 për qind e shpenzimeve të shqiptarëve për shëndetësi, vinë nga xhepat e tyre. Eshtë kostoja më e lartë në Evropë.

Meqë tani po vinë zgjedhjet, Edi Rama hapi thesin dhe hodhi gënjeshtrën e radhës me shëndetësi falas: do të paguajë ilaçet e rimbursueshme për 600 mijë qytetarë të pasiguruar. Por në buxhetin e shëndetësisë për vitin 2017 nuk ka parashikuar fond shtesë për këtë gjë, ndërkohë që do të duheshin të paktën 68 milionë euro për t’i rimbursuar.

Me këtë premtim që nuk do e mbajë vetëm sa do të shkatërrojë sistemin e sigurimeve shëndetësore, sepse tani nuk ka pse të sigurohet më njeri në Shqipëri.

Gënjeshtra tjetër është receta elektronike. Edhe këtë projekt Edi Rama e ka bërë për klientët dhe jo për qytetarët ndaj edhe ka dështuar. Edhe pse projekti pilot në Durrës ka dështuar siç e ka pranuar vetë qeveria (DRF Durres), software i Beqes ka krijuar anomali (nuk regjistrohen të dhënat, nuk bëhet dot inventari, kodet nuk njihen etj) duke i lënë të sëmurët pa ilace, Edi Rama i ka dhënë 5 milionë euro të tjera, një tjetër klienti për ta shtrirë dështimin në të gjithë Shqipërinë.

Eshtë pikërisht kjo shendetësi e Edi Ramës që ka detyruar mbi 400 mjek specialistë të zotët, të ikin nga Shqipëria.

E vetmja shëndetësi falas dhe e vetmja shëndetësi që funksionon në Shqipëri janë paratë që u shkojnë kocnesionerëve. Mbi 400 milionë euro koncesione ka dhënë Edi Rama këto katër vjet.

Rasti më tipik është check-up: Check ka dështuar pasi analizat i bëjnë vetëm 20-25 për qind e qytetarëve që duhet t’i bënin, por koncesionari i merr paratë të plota. Rreth 5 milionë euro falas çdo vit.?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco