FOTO/ Urdhëri për administratën, edhe popullit të Facebook i humbet interesi për Ramën

FOTO/ Urdhëri për administratën, edhe popullit të Facebook i humbet interesi për Ramën

13:51, 23/01/2017
A+ Aa A-

Edi Rama sot ka zhvilluar një takim me administratën e Shëndetësisë. Takimi u mbaj në Durrës dhe sigurisht që nuk mungoi edhe transmetimi live në Facebook.

Veç propagandës qeveritare dhe shpërndarjes nga ana e administratës të videos live të Ramës, ajo që bie në sy kohët e fundit është rënia e popullaritetit të kryeministrit dhe kreut të PS-së.

Numri i shpërndarjeve është gjithmonë shumë më i madh se ai që e shikojnë, duke nxjerr në pah edhe mashtrimin ose punën që bën zyra e shtypit dhe mesazhet që shpërndahen nëpër telefona për ti bërë sa më shumë share kryeministrit.

E përveç administratës militante, siç duket Ramën nuk e sheh më populli. Interesi i masës së gjerë të popullit për Ramën ka rënë edhe pse administrata është investuar që të bëjë sa më shumë për popullaritetin e kryesocialistit. 

Vetë kryeministrit Edi Rama që në Facebook ka më shumë se 1 milion ndjekës dhe 800 shpërndarje nga administrata, por prapë vetëm 381 persona i janë përgjigjur dëshirës së tij për ta ndjekur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco