Kryeministri: Po recetave elektronike për ilaçet e Beqajt, por jo votimit elektronik `se ashtu është një punë`

Kryeministri: Po recetave elektronike për ilaçet e Beqajt, por jo votimit elektronik `se ashtu është një punë`

13:30, 23/01/2017
A+ Aa A-

Edi Rama ka disa ditë që është investuar personalisht, deri në vendosje të vetos kundër votimit elektronik.

Në dy retorika të gjata në Facebook kushtuar kësaj çështje, ai herë thotë se është pro votimit, por për këto zgjedhje nuk ka kohë, herë ja lë topin OSBE-së dhe pastaj pozicionohet hapur kundër kësaj mënyre votimi, pavarësisht se në çfarë kohe mund do të bëhet.

Ajo çfarë duket qartë është synimi i kryeministrit, që sa të jetë ai në pushtet votën e shqiptarëve ta lërë në dorë të komisionerëve të caktuar dhe të blerë nga ai, siç bëri në Dibër dhe Kolonjë së fundmi.

Por ashtu si për shumicën e gjërave që ka bërë këto katër vite në pushtet, edhe për përdorimin e teknologjisë ai përdor dy standarde, sipas interesit të tij për pushtet.

“Duke reformuar sistemin, ne po zmbrapsim korrupsionin dhe ryshfetin hap pas hapi.

Tashmë, duke filluar nga muaji shkurt çdo recetë do jetë elektronike dhe nuk do ketë receta me dorë dhe çdo mall që shitet do regjistrohet”,  tha sot Rama gjatë një show të radhës për të glorifikuar dështimin më të madh të Rilindjes, Reformën në Shëndetësi.

Pra sipas Ramës, teknologjia është e mirë kur përdoret për faturat e ilaçeve të kompanive klienteliste të tijat dhe ministrit Beqaj, por kur vjen puna për implementimin e saj në pasurinë më të madhe që ka një vend demokratik, vota, ajo nuk bën.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco