Malltezi: 228 shkencëtarë europianë kundër aferave të Ramës me Vjosën

Malltezi: 228 shkencëtarë europianë kundër aferave të Ramës me Vjosën

12:41, 23/01/2017
A+ Aa A-

Jamarbër Malltezi, kreu i Departamentit të Mjedisit, PYjeve dhe Turizmit në PD, ka dalë sot me një deklaratë që e ka nisur me fjalët: "Kush janë sharlatanët e mjedisit?!"

"Pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë po shqetësojnë shkencëtarët dhe zyrtarët Europianë dhe po prodhojnë lajme tallëse për Shqipërinë, - tha Malltezi. - 228 shkencëtare nga 33 vende të Europës kërkojnë ruajtjen e Lumit Vjosa dhe mos ngritjen e digave derisa të shihen me kujdes ndikimet mjedisore. (Shih Aneks1 bashkengjitur)

Image

Parlamenti Europian vjet kritikoi Shqipërinë për vendim-marrjen e fshehtë që do cënojë ekosistemin e ndjeshëm të Vjosës dhe speciet e rralla dhe të kërcënuara të saj. (Aneks 2)

Image

Por mesa duket zarfi ishte tepër i madh saqë Qeveria injoroi shkencëtarët Europianë me gjithë Parlamentin Europian dhe angazhoi “ekspertët” e tij që të certifikonin ndërtimin e HEC Pocemit që sipas tyre do ishte “pa ndikime në mjedis”. (shih VNM bashkëngjitur)

DRAFT RAPORTI I VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS, NDËRTIMI I HEC-IT POÇEM

VENDIMET E KOMISIONIT TE SHQYRTIMIT TE APLIKIMEVE PER VLERESIMIN E NDIKIMIT NE MJEDIS

Raporti mjedisor i “ekspertëve” të qeverisë është bërë objekt tallje i shkencëtarëve Europiane, pasi nuk flet asnjë fjalë për floren dhe faunën ekzistuese në Vjosë, mbi 60% e raportit është kopjuar trashë “Copy-paste” nga raporte të tjera në internet, dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme!!!

Shkencetaret europianë konfirmojnë: Vlerësimi Mjedisor për HEC Pocemin në Vjosë është një farsë! (shih Aneks3 bashkëngjitur)

Image

Në veçanti ata thonë se nuk janë shqyrtuar fare as flora dhe as fauna dhe nuk është mbedhur asnjë e dhënë mbi speciet e rralla;

60% e tekstit te VNM ishte thjesht “copy-paste” nga dokumente të tjera dhe i referohet rajoneve gjeografike krejt të ndryshme;

Asnjë proces hidrologjik, morfologjik dhe ekologjik nuk është vleresuar.

Asnjë efekt i mundshëm afatgjatë nuk është diskutuar.

Për turp të vet, Qeveria e ka miratuar ate që e quan “Raport të Thelluar të Ndikimit në Mjedis” të hartuar nga “eskpertët” e qeverisë që na thonë se Vjosa nuk ka fare biodiversitet që mund të rrezikohet a thua se jemi në shkretëtirë. Këta janë “ekspertët” që qeveria i vlerëson për profesionistë ndërsa 228 shkencëtarët Europiane që guxojnë të mos kuptojnë vizionin e lartgjatësisë mesa duket etiketohen si “sharlatanë”. 

Ndonëse ka mbi 1 muaj që ka marrë letrën e shkencëtarëve dhe talljen botërore me raportin e stisur, qeveria bën sikur “nuk degjon, nuk shikon dhe nuk kupton.” Në një vend normal, kjo tallje do bënte që qeveria të tërhiqej, të kërkonte falje publike, të hiqej licensa e atyre që bëjnë plagjiaturë raportesh, dhe shkarkim shembullor të zyrtar-sekserëve qeveritare që miratojnë paçavure të këtilla.

Por në këtë vend busulla morale ka kohë që është thyer dhe rryshfetcinjtë që e mbajnë veten për liderë global dalin dhe etiketojnë se kush na qenkan ekspertët dhe kush sharlatanët.

Rryshfetet i kanë bllokuar receptorët e mendjes kësaj qeverie që është bërë për t’u hedhur në kosh si mbetje e pariciklueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco