Shtypi maqedonas nesër: Ish-gruaja e Ramës 9 milionë Dollarë nga USAID

Shtypi maqedonas nesër: Ish-gruaja e Ramës 9 milionë Dollarë nga USAID

19:39, 22/01/2017
A+ Aa A-

Ish-bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama nesër do të jetë në faqen kryesore të një ndër gazetave më të mëdha maqedonase.

Gazeta “Dvdenik” në Maqedoni do të hapet me lajmin se Delina Fico do të marrë fondin prej 9 milionë Dollarë nga USAID.

Syri.net ka mundur të sigurojë faqen e parë të gazetës “Dvenik” që do të dalë ditën e nesërme në treg.

“Mbështetësja e Soros, Delina Fico do të marrë 9 milionë Dollarë nga USAID për OJQ-të”. Ky është kryeartikulli i gazetës “Dvenik”, që në faqe të parë ka ish-gruan e Kryeministrit shqiptar dhe vet Edi Ramën.

Fico përshkruhet nga mediat maqedonase si një aktiviste e miliarderit amerikan George Soros, e cila së fundmi ka hapur në Shkup një zyrë për të menaxhuar fondet e OJQ. /SYRI.net/

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vini24/01/2017 08:19

Pse ish gruaja e Rames dhe jo bashkejetuesja e Cucit dhe kusherira e Gent Ibrahimit!

shaban demiraj23/01/2017 00:16

bledit te parin,do mari dhe serafini daja i bledit,triumfi se besoj. zhakut si jep gje se e quan bilush.monstra ne fund do lere edhe dicka per dramen

hason perkthysi22/01/2017 20:23

se kujt do i shperndaj nje zot e di keto 9 milion

Shto koment

Denonco