Lulzim Basha tallet me Edi Ramën: Avash se t’u mor fryma o lider global...

Lulzim Basha tallet me Edi Ramën: Avash se t’u mor fryma o lider global...

18:04, 22/01/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama pas kritikave të këtij të fundit për programin elektoral të PD.

Në një status në Facebook, Basha ironizon Ramën për 300 mijë vendet e punës që premtoi të hapte dhe tani ka filluar të merret me programin e Partisë Demokratike.

“Pasi e qau programin e vet me 300 mije vende pune dhe shendetesi falas tani lideri global po merret edhe me programin e opozites. Ti thote dikush: fol me ngadale kur flet per zgjedhjet se te merret fryma...”, shkruan kreu i demokratëve Lulzim Basha.

Gjatë video-monologut në Facebook, Kryeministri Rama u shpreh skeptik për votimin elektronik në zgjedhje dhe nisi të kritikonte programin e opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xaxa23/01/2017 18:25

Shqupit qershori do ja mbylli halen se kane vite qe se pastrojne

Shto koment

Denonco