Presidenti Nishani: Mbështes referendumin për importin e mbetjeve

Presidenti Nishani: Mbështes referendumin për importin e mbetjeve

15:59, 15/10/2016
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës ka argumentuar se pse mbështet referendumin, si shumica e vërtetë që duhet dëgjuar për çështjen e importit të mbetjeve, kreu i shtetit ka kritikuar ashpër PAMECA-n për raportin ndaj punës së Prokurorisë. Raporti i tij me zbatimin e ligjit të vettingut dhe kanabisi si rrezik shoqëror janë tjera momente të intervistës që Merita Haklaj zhvilloi sot me kreun e shtetit. 

Në një intervistë për ABC News, Nishani thekson se si President Republike në atë kohë dhe në këtë kohë, thekson se ka zgjedhur të dëgjojë reagimin e popullit. E ka dekretuar një herë referendumin dhe është i bindur dhe tani që çështja duhet të shkojë në referendum.

Përpos gjithë arsyetimeve që ka renditur si argumenta për Kuvendin, kreu i shtetit thekson edhe një tjetër që ka të bëjë me mungesat e garancisë 

Duke folur për aktualitetin kreu i shtetit kritikoi Pamekën misionin e BE asistues për Policinë Shqiptare, duke deklaruar se me raportin për punën e prokurorisë ka shkelur haptazi marrëveshjen me shtetin shqiptar.

Duke mos dashur të përfshihet në akuzat politike për çështjen e kultivimit të kanabisit, kreu i shtetit e përshkruan situatën si rrezik për vendin 

Dhe pikërisht për shkak të kësaj situate, presidenti shpreson për hapjen e ngociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një moment që do të theksonte monitorimin mbi shtetin shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco