Çudirat e ‘Rilindjes’, ndodh në Laç/ Drejtori punëson të gjithë familjen e tij në..

Çudirat e ‘Rilindjes’, ndodh në Laç/ Drejtori punëson të gjithë familjen e tij në..

20:16, 21/01/2017
A+ Aa A-

Drejtori i Transporteve në qytetin e Laçit, Ded Ndreca ka punësuar disa familjarë në institucionin që drejton vet.

Është ky denoncimi i bërë në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha nga një qytetar nga Laçi.

Denoncimi në Facebook-un e ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Ky eshte nepotizmi i aleances se qelbesirave!
Drejtori puneson te gjithe familjen ne drejtorine e tij.

Qytetari dixhital denonon:
Nepotizmin ne qeverisjen e aleances se qelbesirave!
Ne drejtorine e sherbimeve te transportit ne Laç, 25% e te punesuarve jane te se njejtes familje! Lexojeni mesazhin per me shume. sb

"Pershendetje doktor.Hoqen nje eskobar nga drejtor por ne natyren e tyre drejtoria e pergjithshme e transportit ka dhe eskobar te tjere. Drejtori i sherbimeve te transportit Laç Ded Ndreca nje injorant, arrogant, i dhunshem dhe pa shkolle te mesme (ne qoftese kundershto le te thote nje emer mesuesi qe i ka dhene mesim ne te mesmen ) ka punesuar 4 punonjes me lidhje familjare, i pari burri motres Viktor Kabali nga kasap mishi tek kontrolli fizik, i dyti Ervin Canga burri i vajzes arketar tek taksat e makinave, i treti tan ndreca djali xhaxhajt perpunues tek patentat, dhe e katerta Aurura Pula perpunuese tek patentat.

Vete i pesti i punesuar kur gjithe ndermarrja pa kontrolloret ne rruge ka rreth 20 punonjes, 25% e ndermarrjes me lidhje fsmiljare. Duke i bere presion drejtorit te pergjithshem qe te mjelte vete korrupsionin e komisioneve te patentave ka detyruar dy inxhiniere mekanike te japin dorheqjen njeri ish kryetari i pertise socialiste Dilaver Zyba sot i pa pune. Ky eshte kryenepotizem ku Edi Rama premtoj se nuk do kete nepotizem ne emerime, nuk do kete emrime ne familjaritet, Kjo do te thote qe keto eskobar nuk pyesin as per premtimet e edi rames gjate fushates as per vete edi ramen."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco