Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Teodor Laços

Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Teodor Laços

13:59, 15/10/2016
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur Teodor Laço. Kreu i demokratëve thotë se Laço do të mbahet mend për kontributin që ka dhënë në konsolidimin e pluralitetit të mendimit në proceset demokratike.

“Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit, publicistit, politikanit, diplomatit dhe kineastit të mirënjohur Teodor Laco! Largimi fizik i njerezve me përmasa të tilla, shënon edhe fillimin e perjetësisë së tyre! Ai do te kujtohet si një faktor i rendësishëm në përhapjen dhe konsolidimin e pluralitetit të mendimit në proceset demokratike! Ngushëllime familjes, të afermëve dhe miqve të tij. U prehte ne paqe!”, shprehet kryedemokrati Basha.

Shkrimtari dhe politikani Teodor Laço ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 80-vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco