Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Lulzim Basha nis testimin online të popullaritetit të kandidatëve, priten surpriza

FOTO/ Lulzim Basha nis testimin online të popullaritetit të kandidatëve, priten surpriza

10:37, 21/01/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka prezantuar sëfundmi një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e kadidaturave për deputetë.

Jo më me “propozim nga lart dhe miratim nga poshtë”.

Të gjithë anëtarët, mbështetësit por edhe qytetarët e tjerë janë të ftuar të propozojnë ato apo ata që duan t’i kenë deputetë. Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë vendin.

Në një hapësirë në faqjen e Partisë Demokratike në internet është krijuar mundësia që cdo qytetar të futet aty dhe postojë emrin e kandidatit që preferon dhe arsyes se pse ai përzgjedh atë person.

Pritet që kjo nisëm të ketë një impakt mjaft interesant pasi është hera e parë në 26 vite demokraci që qyetatërt kanë mundësinë të thonë fjalën e tyre përpara se një kryetar partie  të thotë fjalën e tij. Kjo ndoshta nuk është tamam modeli i listave të hapura që është diskutuar fort gjatë kohëve të fundit, por duket një mënyrë krej origjinale dhe e drejpërdrejtë për të marrë opinionin e qytetarëve se cilin ata preferojnë që ta përfaqësojë në parlament. 

Linku ku mund te votoni per kandidatin qe preferoni ne PD

http://www.pd.al/propozo-deputetin-tend/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco