Deputeti i PS, Ulsi Manja sulmon LSI-në: Kanë xhelozi, duan të bëjnë protagonistin

Deputeti i PS, Ulsi Manja sulmon LSI-në: Kanë xhelozi, duan të bëjnë protagonistin

09:57, 21/01/2017
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Socialiste Ulsi Manja në një intervistë për “Koha jonë” është pyetur në lidhjet me shqetësimet e ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani për zbatimin e reformës në drejtësi e cila sipas tij ka krijuar një situatë kaotike, me zbatimin e ligjeve të reja.

Përgjigjja e deputetit socialist ka qenë aspak diplomatike për një aleat, pasi ka deklaruar se e gjitha kjo është një retorikë që bëhet për xhelozi dhe protagonizëm.

“Sfidoj këdo që me argumente ligjorë të dëshmojë, se në cilin segment apo në cilin aspekt të veprimtarisë së gjykatave apo prokurorisë ka krijuar kaos reforma në sistemin e drejtësisë?

Ky Parlament dhe kjo reformë do të mbahet mend gjatë në kujtesën e shqiptarëve, si reforma që mbajti ndezur shpresën se ky vend mund dhe do të bëhet si të gjitha vendet e Europës, ku duam të shkojmë. Gjithë të tjerat janë retorikë ose xhelozi protagonizmi të kësaj reforme, por përtej kësaj në fund ata që kanë fituar janë shqiptarët dhe unë në këtë pikë si anëtar i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi ndjehem mirë dhe i privilegjuar që isha pjesë e këtij parlamenti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco