Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Edi Rama presion Akademisë së Shkencave për emërimet në komision, akademikët e kundërshtojnë

Edi Rama presion Akademisë së Shkencave për emërimet në komision, akademikët e kundërshtojnë

16:40, 20/01/2017
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama i ka bërë presion Akademisë së Shkencave për dy anëtarët që do të emërohen në komisionin Ad Hoc që do të përzgjedhë anëtarët e KLGJ dhe KLP.

Ky është denoncimi që ka bërë Partia Demokratike përmes Enkelejd Alibeajt, i cili bëri me dije se akademikët nuk kanë pranuar presionin e Kryeministrit që të vendosnin anëtarë në komision të përzgjedhurit e Edi Ramës.

Deklarata e Enkelejd Alibeajt:

Edi Rama ka kryer një tjetër hap drejt kapjes së institucioneve të drejtësisë, duke tentuar të emërojë njerëzit e tij, edhe përmes presionit ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Akademia e Shkencave ka të drejtën të zgjedhë dy anëtarë në Komisionin Ad Hoc, që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për anëtare të KLGJ dhe KLP.

Kryesia e Akademisë nën presionin e Edi Ramës, pa bërë asnjë mbledhje apo konsultë me akadamikët, ka propozuar kandidaturat, dhe ka kërkuar konfirmim ‎me email për emrat, duke cenuar haptazi fshehtësinë e votës.

‎Kjo procedure është kundërshtuar nga pjesa derrmuese e akadamikeve, të cilët e kanë konsideruar procesin të kontrolluar dhe jodemokratik.

 Këto kandidatura të Edi Ramës, falë integritetit të akademikëve janë rrëzuar.

Rezistenca e akademikeve e ndali Edi Ramen në revanshin për të kontrolluar strukturen e krijuar prej tij me ligj, pikërisht për të kapur procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP.

Vetë ekzistenca e kësaj strukture është e papranueshme e bërë enkas nga Edi Rama për të kapur drejtësinë.

 Partia Demokratike e ka kundërshtuar këtë në Gjykatën Kushtetuese dhe ne shpresojmë që kjo cështje të trajtohet sa më shpejt dhe në shërbim të drejtësisë së pavarur, e jo drejtësisë së kapur nga Edi Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco