VIDEO/ Veshjet e shtrenjta të Veliajt. Njihuni me garderobën milionëshe të kryebashkiakut

VIDEO/ Veshjet e shtrenjta të Veliajt. Njihuni me garderobën milionëshe të kryebashkiakut

16:37, 20/01/2017
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është njeriu që del më shpesh në ekranet e televizioneve. Pamja e tij është gjithmonë e kuruar më së miri, sepse për pamjen e tij kujdesen 60 gazetarë që janë punësuar në Bashkinë e Tiranës.

Por ajo që nuk është vërejtur ndonjëherë është, gardëroba e pasur dhe e shtrenjtë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pas periudhës festive dhjetor-janar, më në fund kryebashkiaku Veliaj normalizon veshjen. Pas 55 ditësh, Veliaj zhveshi më në fund rrobat e markës firmato që mban zakonisht.

Gjatë gjithë dhjetorit dhe janarit, Veliaj publikoi foto me rroba të shtrenjta sportive. Marka e preferuar e Veliajt, është firma amerikane sportive “The North Face”.

Mbi 20 xhupa, pulovra apo xhaketa të kësaj firme janë veshur nga Veliaj këto javë. Çmimi më i ulët i një veshjeje i të kësaj firme është 150 USD. Çmimet shkojnë deri në 500 USD për artikull.

Për herë të fundit, Veliaj u vesh me kostum jo “North Face” më 28 nëntor 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Po po.21/01/2017 20:57

Shum e vertere.ky djali ka bere shum ndryshime.shikoni faturat dhe me jepni pergjigje.

Faslliu20/01/2017 23:56

Nuk jane dhe aq te lira moj shoqja majlinda se une ne usa jetoj,edhe ne kur duam te blejme nje north face mendohemi shume here sado qe rrogat i kemi shume here me te larta se shoku ERJON,kete xhup qe ka veshur zoteria une e kam gri dhe e kam blere 128$,dhe mos harro se kam pare shume xhupa te north face dhe ky eshte nga me te liret.

Majlinda20/01/2017 20:21

Me thene te drejten North Face eshte nje marke e lire dhe pervec kesaj e gjen dhe neper te gjitha dyqanet e rruges ne Tirane se eshte shume e zakonshme dhe bile behet e gjitha ne Maqedoni e Kine. Po Ju te Syrit keq e keni punen perderisa ndonje dite do i thoni edhe Pse rruhesh?? ketij djaloshit qe po ndryshon Tiranen

Shto koment

Denonco