Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

FOTO/ Meta pritet nga Presidenti i Senatit Amerikan: Shpresoj në rritjen e bashkëpunimit

FOTO/ Meta pritet nga Presidenti i Senatit Amerikan: Shpresoj në rritjen e bashkëpunimit

15:21, 20/01/2017
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit të të Shqipërisë Ilir Meta është pritur në Ëashington DC, nga Presidenti i Senatit Amerikan Orrin Hatch. Gjatë këtij takimi Meta është shprehur se betimi i Presidentit Trump si një ngjarje me rëndësi jo vetëm për SHBA por edhe më gjerë.

“Inaugurimi i Presidentit Trump është me rëndësi jo vetëm për SHBA por edhe në aspektin global. Besoj në një bashkëpunim në rritje për të ardhmen ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë”, tha Meta.

Nga ana tjetër, Senatori Hatch ka deklatruar se Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. 

“Kemi kënaqësinë që merrni pjesë në inaugurimin e Presidentit Trump. Administrata e re do t’i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. Në këtë kuadër duhet të rrisim bashkëpunimin në disa fusha si siguria dhe tregtia dhe Senati i Shteteve të Bashkuara e mbështet partneritetin në rritje mes dy vendeve”, - është shprehur Orrin Hatch.

Meta vlerësoi gjithashtu rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për paqen dhe sigurinë e rajonit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco