Fevziu: Pronarët na paguajnë shumë? Nuk janë bamirës, kanë nevojë për ne

Fevziu: Pronarët na paguajnë shumë? Nuk janë bamirës, kanë nevojë për ne

12:53, 19/01/2017
A+ Aa A-

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion, Blendi Fevziu thotë se pronarët nuk i paguajnë shumë se janë bamirës, por sepse kanë nevojë për ta. Gjatë intervistës së dhënë për Çim Pekën në SYRI.net, Fevziu thotë se ky është tregu.

Çim Peka: A janë të pasur gazetarët shqiptarë? A ekziston ajo që quhet nga Henri Çili pakica e patricëve të medias?

Blendi Fevziu: Nuk i kam parë rrogat e gazetarëve dhe as e di sa paguhen. Me siguri ka gazetarë të pasur, siç ka që mezi shtynë ditët e muajit me atë rrogë. Këtë nuk besoj ta ketë thënë Çili se Çili është liberal dhe në favor të iniciativës së lirë.

Nëse dikush paguhet shtrenjtë kjo ndodh sepse ai të duhet. Unë nuk di njeri që paguan shtrenjtë sepse kështu i pëlqen. Kjo është ekonomi e mirëfilltë tregu. Por, dhe këtu Pori bëhet i madh, tregu i reklamave në Shqipëri është ende kaotik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco