PD: Rama të shpjegojë pasurinë e deputetit, merrte 10 mijë euro në muaj apo 80 mijë lekë sa thotë gjykata?

PD: Rama të shpjegojë pasurinë e deputetit, merrte 10 mijë euro në muaj apo 80 mijë lekë sa thotë gjykata?

12:30, 19/01/2017
A+ Aa A-
Partia Demokartike është deklaruar sot përsëri për të ardhurat e deputetit socialist Alfred Peza ose, siç u shpreh Ina Zhupa, zëdhënësja e PD, "për mashtrimin mbi të ardhurat e deputetit Peza dhe dyshimet se si drejtoritë e Ramës do të bëjnë Vetingun për drejtësinë." 

Deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, në përpjekjen për të justifikuar pasurinë duket se ka kryer një mashtrim tjetër, - tha Zhupa.-  Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media, dhe ka qënë i adhuruar për këtë. Por ky dokument që ka dalë në media, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Dokumenti është një vendim gjykate, dhe nuk besohet se ka shkresë më zyrtare në vend, se sa një vendim gjykate.

Atëherë, publiku ka të drejtën të dijë: A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës, apo 800 mijë lekë të vjetra në muaj. Nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat? Taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë?

Po institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, mbi cilat dokumente punojnë, mbi pretendimet e Pezës, apo dokumentat zyrtare?

Kështu do ta bëjnë ata dhe Vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, siç kanë vepruar me deputetin socialist?

Qytetarët e kanë dëgjuar variantin e deputetit. Për të gjitha këto çështje, sot është mirë të përgjigjet Edi Rama," ka përfunduar zëdhënësja e PD. ?

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Andil19/01/2017 13:55

Jeni bere llomotites te bezdisshem dhe nuk jeni shume bindes ju te opozites. Keto reagimet qe i prekni te tjeret nga familja ju kane bere shume monoton. Ky Peza ka qene me leke qe pa hyr ne politike rrini derdellisni kot se e dini qe eshte kauz e humbur fitorja e PD ne qershor po hajde beni dhe ca perpjekje te fundir meqe fjithe kete kohe kebi fjetur gjume ????????

Shto koment

Denonco