Andi Bushati zbulon një sekret: Mimi Kodheli nuk bëhet presidente sepse gruaja e Ramës ...

Andi Bushati zbulon një sekret: Mimi Kodheli nuk bëhet presidente sepse gruaja e Ramës ...

11:47, 19/01/2017
A+ Aa A-

Andi Bushati në një shkrim të sotmin në Lapsi.al ka analizuar planin e Edi Ramës për të çuar në postin e Presidentit ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Pasi jep detaje nëpërmjet të cilave tregohet, se përse ajo është e favorizuar për këtë pozicion të rëndësishëm, Bushati tregon edhe dy arsye të cilat mund të jenë pengesë serioze, për këtë rrugëtim kulminant në karrierën e Kodhelit.

Sipas tij një prej arsyet është Ilir Meta, i cili pasi ka refuzuar të bëhet vetë president ka planifikuar për këtë post një nga njerëzit e tij besnik, ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani.

Por më interesante se “pengesa Meta” është faktori tjetër, që duket se nuk ka qenë i bërë më herët publik; Mimi Kodhelin nuk e do, Linda bashkëshortja e Ramës.

“Por përpos anëve pozitive ajo (Mimi Kodheli) ka edhe dy pengesa ta mëdha.

E para është anëtarja tjetër e koalicionit që e do për vete postin e kreut të shtetit.

Ministri Manjani, në një intervistë të pak ditëve më parë pohoi se LSI ka përpos Metës edhe figura të tjera kredibël për ti ngjitur në presidencë.

Ndërsa nga ana e tij Ilir Meta pohoi në “Studio e Hapur” se ai do të votonte një figurë qoftë edhe nga PS, mjafton që ajo mos qe një “kukull” në duart e Ramës.

Por duke ditur se vite më parë Meta e ka akuzuar Ramën se “fshihet pas fustanit të Mimit”, ky aluzion bëhet edhe më i kuptueshëm.

Një problem i dytë që mund ta pengojë ngjitjen e mëtejshme të Mimi Kodhelit është edhe marrëdhënia e vështirë, që ajo ka me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën.

Edhe konfliktet e tyre të mëparshme mund të bëhen një pengesë në ëndrrën e ministres së Mbrojtjes, që një ditë të ngjitet drejt presidencës”, shkruan Andi Bushati. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

leksi 20/01/2017 22:03

ose te vene shokun tan

Jauri 20/01/2017 22:01

Kodheli duhet se asht grua e vendosur e jo burre sharlatan

Ujku 20/01/2017 05:05

A pyesni mimin perse ngeli duke I fik radaret e natos ne shqiperi, si mjaftojn maunet dhe jahtet me droge do dhe me avion te tregtoj... meta eshte shitesi I droges, rama perdoruesi, dhe te tjeret reth e rotull mehane.... qe nga bashkia deri me pare ajo te thithte palcen jo vetem gjakun, tani shkon bene pazare si palacoja e eskobarit meta neper bote me miliona dollar nderkoh atje vdesin njerezit cdo dite... ore kot djegin veten njerezit, shko dili perball ketyre se Sdo kete kokerr Gardisti qe do ti pengoj ashtu si ja Ben santos dhe olldashit. Fill mbas crashes te tij ja vrane ose ja Burgosen rrethin ne Durres olldashit... paska qene e shtrenjte kjo kodheli dhe e pafytyre te vjedhi hapurazi...

Gazetari Daresise.19/01/2017 21:56

Kaq shume krime dhe kriminele ka ne PS sa eshte vertete nje makth... aty gjysma deputeteve kane rekorde mjaft te keqija... .....

niko19/01/2017 18:21

........Kjo MIMI ka mbi 6 vjet qe nuk ka paguar pastruesen e pallatit , shif gjerat e vogla se te medhat duken, shefe ne klube nate ne greqi mund ta bej

Lordi 19/01/2017 13:13

Cfare jane keta komentues, qe sja kane idene se per cfare flasin. E njohin e apo jo Mimi Kodhelin ??

Alda19/01/2017 13:11

Zonja Kodheli eshte figura me e paster dhe simboli i gruas dhe njeriut qe punon dhe e do vendin e saj! Me shume se ajo nuk e meriton askush tjeter ndaj shpresojh vertet qe ajo te marri postin e presidentes

Avdiu19/01/2017 13:10

Bushati eshte loqe, por edhe ky komentuesi me emrin Laduti qenka koqe. I paska ngel sahati ne kohen e xhaxhit me kooperativat. Kush na qenka rob pa identitet plaka jote?????

laduti19/01/2017 12:06

Ky bushati eshte lo.. Cjane keta emra qe na paraqit si candidate per president. Pse per kryetar koperative behet fjale o trap I lales? Behet fjale per numrin nje te shtetit o devil. Ti na promovon njerez pa identitet qe nuk I njeh kerkush.

Shto koment

Denonco