Është hapur së fundmi një debat i nxehtë për votimin dhe numërimin elektronik, për zgjedhjet e ardhshme. Mazhoranca pretendon se koha nuk është e mjaftueshme për ta realizuar këtë domosdoshmëri, për shmangien e tjetërsimit të votave në tavolinat e komisionarëve, të kontrolluar nga partitë dhe qeveria. Duke filluar që sot deri në ditën e zgjedhjeve, koha në dispozicion për të realizuar këtë projekt nëse ka vullnet është plot 5 muaj. Bërtet Gramoz Ruçi e Taulant Balla se nuk ka kohë, por deri më tani nuk është ftuar asnjë specialist i fushës së teknologjisë elektorale, që të thotë të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë është, se nëse ka vullnet politik, koha është më se e mjaftueshme madje me bollëk. Nëse bën një kërkim të shkurtër në internet për kompanitë që janë të profilizuara për instalimin e teknologjisë së numërimit dhe votimit elektronik, të cilat kanë përvojë në shumë vende të botës zbulon se gjithçka është e mundur, madje në një kohë shumë herë më të paktë se muajt që ka në dispozicion politika shqiptare. Kështu nëse futesh në faqen e një kompanie lider në këtë fushë siç është “Smartmatic” me qendër në Londër, ajo e ofron instalimin e këtij shërbimi brenda një periudhë dy mujore.
Nje model votimi elektronik:
Sipa kësaj kompanie, ajo ka mundur të ka aplikojë një sistem të tillë të votimit elektronik për 5.2 milionë votues dhe koha që i është dashur ka qenë vetëm 75 ditë. Dhe kjo ka ndodhur edhe në një vend që pretendimet për standardin e votimit, i ka më të lartat në botë; SHBA. Kompani vepron me sukses edhe në vende të tjera europiane si Hollana, Belgjika apo Estonia.
Tani jemi në muajin janar dhe kryeministri Rama, së bashku me ambasadorin e OSBE që ka më shumë se katër vite që thotë. “nuk ka kohë”, pretendon se është i pamundur implementimi i votimit elektronik brenda 5 muajve, pavarësisht se nuk bëhet fjalë për 5.2 milion votues, por vetëm për 2.5 milionë.
© SYRI.net